Kanada vijon betejën me flakët

Ende nuk janë shuar zjarret në Kaliforni, madje një vatër e re është shfaqur në jug të vendit. Në momentin që zjarrfikësit arritën pas shumë mundimesh të vinin nën kontroll flakët në rajonet qendrore të këtij shteti, u shfaq vatra e re.

Mediat vendase shkruajnë se pavarësisht situatës dhe rrezikut që ajo paraqet, disa banorë në Kern vendosën të riktheheshin në shtëpitë e tyre, vetëm që t’i gjenin të shkrumbuara.

“Fajtori për zhdukjen e atyre çfarë kishin në zotërim është zjarri “Erskine”. 250 struktura janë kthyer në gërmadha për shkak të tij dhe 75 godina janë dëmtuar”, janë shprehur autoritetet kanadeze.

“Erskine” shpërtheu pasditen e së enjtes e u përhap me shpejtësi marramendëse në disa komunitete, i ndihmuar nga erërat e forta në zonë, ku u përhap jashtë çdo kontrolli për dy ditë rresht.

Sipas mediave kanadeze, të paktën 2 persona humbën jetën prej tij ditën e premte. Autoritetet e kontesë Kern paralajmëruan se bilanci i vdekjeve mund të rritet pasi ekipet e emergjencës janë ende duke kërkuar nëpër rrënojat e shtëpive të djegura.

Më Shumë

Ndahet nga jeta fermeri më i vjetër i Prizrenit, Pashk Boqaj

Është ndarë nga jeta Pashk Boqaj, një prej figurave më të njohura dhe më të respektuara të Hasit, i cili njihej si fermeri më...

Java nis me shi dhe bubullima në Kosovë, temperaturat deri në 33 gradë nga fundi i javës

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se me hyrjen në stinën astronomike të verës, Kosova do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të paqëndrueshme,...

Lajmet e Fundit