Prizren: Dy të arrestuar për vjedhje të rëndë

Pas një pune tri javore, grupi hetimor i Stacionit të Policisë në Prizren ka arritur t’i identifikojë e më pas t’i arrestojë dy të dyshuar të cilët në bashkëveprim, në orët e vona të mbrëmjes të datës 5 qershor, kishin depërtuar me forcë në një shtëpi në fshatin Zhur dhe sipas pronarit, nga aty kishin vjedhur stoli të arta në vlerë rreth 6900 euro dhe para kesh rreth 1120 euro, shkruan PrizrenPress.

Policia Rajonale në Prizren thotë se të dyshuarit janë intervistuar nga hetuesit në prani të avokatit mbrojtës dhe në njërin rast edhe të një prindi pasi që njëri nga të dyshuarit është i mitur.

“Gjatë intervistës është bërë e ditur mënyra se si është kryer vjedhja dhe kush i ka përvetësuar gjësendet e vjedhura. Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që i dyshuari me mbiemër Elezkurtaj të ndalet nën masën e arrestit policor”, njofton Policia.

Policia thekson se këta dy të dyshuar janë të njohur edhe për raste tjera. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Lagjja e Shehut shpallet kampion i turneut tradicional “Java e Dëshmorëve të Hasit”

Lagjja e Shehut është shpallur kampion i turneut tradicional “Java e Dëshmorëve të Hasit” në futsall, për nder të Dëshmorëve të Hasit, duke e...

Java nis me shi dhe bubullima në Kosovë, temperaturat deri në 33 gradë nga fundi i javës

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se me hyrjen në stinën astronomike të verës, Kosova do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të paqëndrueshme,...

Lajmet e Fundit