Djali 8-vjeçar vret me armë babain

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e së premtes në fshatin Vlosh të Roskovecit në Shqipëri.

Hetimet e policisë zbuluan se 35-vjeçari Karafil Rapushaj, është qëlluar me armën e gjahut nga djali i tij 8-vjeçar.

Viktima ishte në pyll bashkë me djalin për të mbledhur bimë medicinale, por në një moment kur e ka lënë armën e gjahut në tokë, djali i tij e ka shkrepur aksidentalisht çiften duke qëlluar babain në kraharor.

Fillimisht i mituri nuk e tregoi të vërtetën, duke thënë se ata i kishte sulmuar ujku.

Por më vonë në prani të psikologut ai pranoi se qëlloi pa dashje të atin. 35-vjeçari ndërroi jetë më vonë në spitalin rajonal të Fierit. /Lapsi.al

Më Shumë

Shkak i një mosmarrëveshjeje, rrihen nënë e bijë në Malishevë

Një nënë dhe vajza e saj janë përfshirë në një rrahje fizike paraditen e djeshme në Malishevë. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, incidenti ka ndodhur...

Vërshimet në Rahovec, institucionet diskutojnë masat e reagimit

Përfaqësues të Komunës së Rahovecit morën pjesë në punëtorinë njëditore me temë “Vërshimet në Rahovec”, të organizuar nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent me mbështetjen...

Lajmet e Fundit