Kuvendi në pushim pa e ratifikuar Demarkacionin

Kuvendi i Kosovës nuk do të arrijë që deri në përfundimin e sesionit pranveror ta ratifikojë Marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi, që konsiderohet kusht edhe për liberalizimin e vizave. Kjo për faktin se Qeveria ende nuk e ka dërguar në Kuvend marrëveshjen pasi ka kundërshtime të ashpra nga opozita, por së fundmi edhe nga vetë partitë në koalicionin qeverisës. Kjo zvarritje mund të shtojë skepticizmin se procesi i liberalizimit të vizave mund të zvarritet, madje edhe të dështojë këtë vit.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës theksojnë se faji do t’i bjerë pozitës nëse dështon liberalizimi, porse pajtohen se çështja e demarkacionit është serioze dhe do shqyrtim dhe analizë të thellë, shkruan gazeta ‘Zeri’.

Ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku, ua ka rikujtuar partive në pushtet dhe Kuvendit të Kosovës se tani “topi” është në dorën e tyre për ta përmbushur kriterin e Bashkimit Evropian, atë për liberalizimin e vizave me ratifikim të Marrëveshjes për Demarkacion.

Më Shumë

Prokuroria në Prizren ngre aktakuzë për shitblerje të narkotikëve ndaj shtetasit të Shqipërisë

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër Z.D., shtetas i Republikës së Shqipërisë, i cili gjendet nën masën e paraburgimit,...

Zyrtari i IT-së në Suharekë nderohet me mirënjohje për shërbimin civil

Kryetari i Suharekë, Bali Muharremaj, ka njoftuar se zyrtari i IT-së në Komunë, Qlirim Gega, është nderuar me mirënjohje me rastin e Ditës Ndërkombëtare...

Lajmet e Fundit