Vrasje në tentativë në Prizren

Policia bën të ditur se në rrugën “Xhemil Fluku” në Prizren të martën në ora 22:00 ka ndodhur një incident i cili është cilësuar si vrasje në tentativë.

Një person ka raportuar se derisa ishte në lëvizje me veturë, persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij, shkruan PrizrenPress.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë.

Nuk raportohet për të lënduar. Ndërkaq, rasti është nën hetime. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Nuk arriti të bëhet deputete, Fahrije Hoti: Kur kombi kërkon, aty do të jem gjithmonë

Kandidatja e LDK-së për deputete, Fahrije Hoti, ka reaguar pasi nuk arriti të sigurojë një ulëse në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e 7...

Rahoveci mban takimin e parë publik për raportin 6-mujor të vitit 2026

Sot është mbajtur takimi i parë publik me qytetarët për punën në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026, në përputhje me Ligjin për Vetëqeverisje...

Lajmet e Fundit