19.4 C
Prizren
E mërkurë, 18 Qershor, 2025

Ka ‘kutinë magjike të lodrave të seksit’!

Amanda Holden pa ngurrim ka zbuluar një sekret tejet intim. Aktorja, modelja dhe udhëheqësja televizive, ka zbuluar se ka një ‘kuti magjike’ përplot lodra të seksit. Amanda është e martuar me producentin e muzikës Chris Hughes, ndërsa edhe pse janë në martesë të lumtur, e ka pranuar se kohë pas kohe e pëlqen të pasuroj jetën e saj seksuale.

Këtë detaj të nxehtë nga jeta private, Amanda e ka zbuluar gjatë intervistës me aktoren Penelope Wilton, e cila kishte një rol në serinë ‘Brief Encounters’, e cila fokusohet në vitet e 80-ta të shekullit të kaluar dhe zinxhirin e dyqaneve ‘Ann Summers’, një vend kult për blerjen e lodrave të seksit dhe veshjeve intime.

Në atë kohë organizoheshin shoqërime vetëm për femra, zakonisht në shtëpitë e të interesuarave, në të cilat janë prezantuar arritjet dhe kreacionet më të reja nga fusha e industrisë së seksit.

Penelope 70-vjeçe e cila në këtë seri organizon ahengje kontroverse, ka deklaruar se nuk bëhej fjalë për para, por thjeshtë ishte një mundësi që një femër të mund të argëtohet. Në këtë Amanda menjëherë është përgjigjur.

“E saktë dhe mund të them se të gjithë e dimë se çfarë mendoni saktësisht. Është herët në mëngjes dhe fëmijët janë ende në shtëpi, por të gjithë e kanë ‘kutinë magjike’ në shtëpinë e tyre. Gjithçka nga pak”, ka zbuluar Amanda.

Më Shumë

Kosova shënon Ditën e Çlirimit

26 vjet më parë, trupat paqeruajtëse të NATO-s hynë në Kosovë pas bombardimeve kundër caqeve ushtarake e policore serbe në Kosovë dhe Serbi. Sulmet mbi...

Gazetari i NYT: Po flisnim me Adem Jasharin por nuk e kuptuam deri më vonë se ishte ai

Trupa të vrarë e të masakruar… Nëna me fëmijë duke kaluar kufirin, pa ushqim, pa strehë… Imazhet e mëngjesit të 26 shtatorit të vitit 1998...

Lajmet e Fundit