Begaj falënderoi humanistin gjerman, që ndihmoi shkollat e Malishevës

Kryetari i Malishevës, Ragip Begaj  ka pritur sot humanistin e njohur gjerman, nga qyteti i Soestit, Manfred Wittwer, të cilin e ka falënderuar për angazhimin e tij, në sigurimin e dy kontingjenteve me inventar, për shkollat e Komunës së Malishevës.

Po ashtu, Begaj, krahas humanistit Wittwer, ka falënderuar edhe bashkatdhetarin Nuhi Krasniqi, i cili gjithashtu ka kontribuar në sigurimin e këtyre donacioneve, por edhe në krijimin e lidhjeve të bashkëpunimit me qytetin Soest në Gjermani.

“Ne ju jemi shumë mirënjohës për ndihmën e dhënë dhe për pritjen që na keni bërë në Soest. Dëshiroj që bashkëpunimi mes qytetit të Soestit dhe Malishevës, të vazhdoj edhe në fushat e tjera”, tha Begaj, me rastin e takimit me Manfred Wittwer.

Edhe humanisti Wittwer, e falënderoi Komunën e Malishevës dhe kryetarin Begaj, për pritjen dhe tha se do të jetë i angazhuar në thellimin e bashkëpunimit me Malishevën.

Falë angazhimit të këtij humanisti gjerman dhe bashkatdhetarit Nuhi Krasniqi, qyteti i Soestit ka dhënë donacion për shkollat e Malishevës, inventar për shkolla, ndërsa kjo formë e donacionit, pritet të rritet edhe në vitin tjetër, sikur që pritet të rritet edhe bashkëpunimi mes qytetit të Soestit dhe Malishevës.

Në këtë pjesë të Gjermanisë, jetojnë dhe punojnë shumë bashkatdhetar nga Kosova, dhe nga Malisheva në veçanti, ndërsa gëzojnë respekt nga ana e qytetarëve dhe autoriteteve të Soestit dhe vendeve përreth

Më Shumë

Prizreni shënon Ditën e Zjarrfikësve me aktivitet vetëdijesues

Në kuadër të Ditës së Zjarrfikësve të Prizrenit, kryetari i Komunës, Shaqir Totaj, së bashku me drejtorin e Emergjencave dhe Sigurisë, Sead Arifi, si...

Kosova mirëpret çlirimtarët, historia tashmë ka folur

Qazim Thaçi Tashmë, siç duket, janë konsumuar pothuajse të gjitha pretendimet kundër ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup...

Lajmet e Fundit