11.1 C
Prizren
E shtunë, 17 Maj, 2025

Filmi serb për luftën në Kosovë fiton çmimin kryesor në DokuFest

Filmi bashkëprodhim mes Serbisë dhe Francës “Thellësia Dy” (Depth Two) i regjisorit Ognjen Glavoni? ka fituar çmimin kryesor në edicionin e 15-të të festivalit të filimit të shkurtër dhe dokumentar “Dokufest” që u përmbyll sonte në Prizren. Ky film që flet për luftën në Kosovë ka ngadhënjyer në kategorinë e filmit më të mirë të Ballkanit.

Juria në përbërje të Eric Hynes, Marek Septimus, Maria Bonsanti ka vlerësuar se filmi është i përmbushur në aspektin kinematografik aq sa është shkatërrues moralisht, duke e përdorur një gjuhë për t’ia përshtatur temës së tij që e kombinon dëshminë në audio me pamje nga peizazhe të braktisura tragjikisht, duke e vënë shikuesin në pozitën edhe të reflektimit historik edhe të nëpërkëmbjes aktuale, dhe duke ofruar një betejë të shtresuar, emocionale dhe intelektuale të cilën nuk do ta harrojmë shpejtë.

Në vijim janë çmimet në 5 kategori të tjera.
GARA KOMBËTARE
Filmi më i mirë kombëtar është shpallur “Performacë” nga Dritëro Mehmetaj
FILMI MË I MIRË I SHKURTËR
Filmi holandez “Import” nga regjisorja Ena Sendijarevi?
FILMI MË I MIRË PËR AMBIENTIN
Filmi “When two worlds colide” nga Heidi Brandenburg, Mathew Orzel
FILMI MË I MIRË PËR TË DREJTAT E NJERIUT
Filmi “Homeland (Iraq Year Zero)” bashkëprodhim mes Francës dhe Irakut nga regjisori Abbas Fahdel
FILMI MË I MIRË DOKUMENTAR NDËRKOMBËTAR
Filmi i metrazhit të shkurtër “Impressions of a War” nga regjisori Camilo Restrepo
Filmi imetrazhit të gjatë “Oleg and his rare arts” nga Andrés Duque
Çmimin e prurjeve më të mira të regjisorëve të rinjë nga Ballkani “Best Ballkan Newcomer” e fitoi filmi “Tourism” nga regjisori kroat Ton?i Ga?ina.
Filmi “Batusha’s house” nga regjisorët Tino Glimmann dhe Jan Gollobe bashkëprodhim mes Kosovës dhe Zvicrës e fitoi çmimin e publikut të cilin e ndau përfaqësuesja e sponsorit gjeneral te festivalit ProcreditBank, Erjola Bibolli. Ajo tha se është e kënaqur që Procredit vazhdon të jetë mbështetëse e traditës 12 vjeçare të ngjarjes më të madhe kulturore në vend.
Fitues të garës Ecovideo janë Besnik Boletini, Indrit Loshi dhe Agon Veselaj.
Në edicionin e sivjetmë kanë konkuruar 238 filma nga 57 shtete në 6 programe garuese.

Drejtori artistik i dokufestit, Veton Nurkollari ka deklaruar se ajo që e ka veçuar edicionin e sivjetmë prej atij të vitit të kaluar është interesimi më i madh për ta ndjekur festivalin si dhe mbulimi mediatik i cili është bërë edhe jashtë vendit. Organizatorët për mesnatë kanë paraparë që pjesëmarrësit të argëtohen me muzikë nga këngëtarja libaneze Yasmine Hamdan, këngët e së cilës do të interpretohen në Kinemanë Lumbardhi./KultPlus.com

Më Shumë

Prizreni bashkon trevat shqiptare në Festën e Abetares

Në Qendrën Sportive “Sezai Surroi” në Prizren sot u mbajt “Festa e Abetares”, një manifestim gjithëkombëtar që bashkoi shkolla nga të gjitha trojet shqiptare,...

Profesoresha e UPZ-së, Vjollca Dibra: Jam shumë e shqetësuar nga veprimet e Millakut

Profesoresha e UPZ-së, Vjollca Dibra, e cila ka raportuar rastin në polici kolegun,Shkëlqim Millakun, ka thënë për Sinjalin se e ka adresuar çështjen në...

Lajmet e Fundit