15.8 C
Prizren
E enjte, 15 Maj, 2025

KGJK-ja iu nënshtrua politikës

Sistemi i drejtësisë, i ndikuar nga disa politikanë.

Fakti se Gjyqësori kosovar në vazhdimësi ka qenë dhe vazhdon të jetë në qendër të akuzave nga qytetarët e Kosovës, por edhe nga bashkësia ndërkombëtare, flet se KGJK-ja nuk e ka kryer punën e vet si duhet dhe në mënyrë efikase. Ndaj edhe performanca e KGJK-së deri më tani lë shumë për të dëshiruar, e veç- mas pavarësia e Gjyqësorit.

Por, në këtë drejtim është shtruar edhe pyetja se çfarë ka bërë KGJK-ja deri më tash dhe cili ka qenë kontributi i tij për të pasur një drejtësi më të mirë se sa që është aktualisht kjo të themi ‘padrejtësi’ e trafikuar tani e 16 vjet, dhe e instaluar përmes korrupsionit dhe nga politika e inkriminuar.

Njohësi i së drejtës dhe të gjitha proceseve të deritanishme politike në vend prof. Muhamet Kelmendi, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se në këtë drejtim ka dështuar politika dhe Kuvendi i Kosovës mu për faktin se e ka politizuar skajshmërish Gjyqësorin e Kosovës, duke e futur atë nën kontroll nëpërmjet njerëzve të dedikuar nga ana e tyre atje, dhe nëpërmjet KGJK-së më pastaj është arritur që të futen nën kontroll edhe Gjykata Themelore, ajo e Apelit dhe Supremja, derisa në këtë kontest, sipas tij, mund të flitet edhe për dualizmin gjyqësor, i cili po krijohet në Kosovën veriore në bazë të marrëveshjes së Mustafës dhe Vuçiqit për krijimin edhe të një pjese të Gjykatës së Apelit në atë pjesë.

“Në këtë kontekst, KGJK-ja ka rënë nën ndikimin e tërësishëm të politikës, ku roli i tij pastaj në mënyrën e përzgjedhjes së gjyqtarëve, natyrisht se në tërësi ka shkuar nëpërmes përzgjedhjeve, të cilat i ka bërë politika, ku brenda saj pastaj është përcaktuar nga KGJK-ja, që ka qenë vendimtare në përcaktimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”, theksoi ai.

Sipas Kelmendit, shihet se edhe anëtarët e KGJK-së janë përcaktuar nga ana e ‘Pronto-ve’ të ndryshme të partisë në pushtet dhe anëtarët e gjykatave, e të bordeve etj., gjë që lë të kuptojë se pa u bërë spastrimi i politikës së listave në kuadër të fushës politike nuk mund të spastrosh sistemin gjyqësor, prokurorial dhe atë të policisë dhe në këtë drejtim natyrisht edhe të KGJK-së, i cili vetëm do të jetë dorë e zgjatur e politikës e asgjë më shumë, e aq më tepër kur dihet se këta gjyqtarë përfundimisht pa nënshkrimin e presidentit nuk mund të vendoset në atë pozitë.

“Kjo lë të nënkuptojë se e kemi të bëjmë krejtësisht me sistem të politizuar dhe si rrjedhojë drejtësia është larg që të realizohet sipas ligjeve të cilat janë në fuqi”, është shprehur Kelmendi.

Avokati Tomë Gashi thotë se KGJK-ja ka qenë dhe është pjesë e sistemit juridik të Kosovës, derisa, sipas tij, ashtu siç ka funksionuar i gjithë sistemi juridik, njësoj ka funksionuar edhe KGJK-ja, mirëpo, siç tha, “me ndërrimin e eprorit apo shefit të KGJK-së presim që të ketë ndryshime pozitive në sistemin juridik, duke i pasur ato propozimet ligjore që ai i ka”. /Kosova Sot/

Më Shumë

Komuna e Prizrenit nis prokurimin për rehabilitimin e ujësjellësit dhe kanalizimit, vlera 1.5 milion euro

Komuna e Prizrenit ka iniciuar aktivitetin e prokurimit për rehabilitimin e kanalizimit dhe të ujësjellësit në pjesët kryesore të qytetit. Vlera e parashikuar e mjeteve...

Osmani për liderët e partive: Kishin qëndrime të ndryshme, por pati një disponim minimal

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, i ka përgëzuar liderët politikë që ishin pjesë e takimit të thirrur nga e para e shtetit për siç...

Lajmet e Fundit