Selena Gomez tërhiqet nga muzika

Selena Gomez ka deklaruar se do të tërhiqet nga muzika për një kohë, pasi i duhet të trajtojë sulmet e panikut, ankthin dhe depresionin.

Këngëtarja amerikane tha përmes një deklarate se problemet e saj mendore janë efekte anësore të sëmundjes së lëkurës lupus.

Gomez ka zbuluar qysh vitin e kaluar se është duke u trajtuar nga lupusi, i cili ndikon sistemin imunitar të trupit.

Gomez tha se tani i duhet kohë për t’u përballur me çështjet shëndetësore.

Nuk është e qartë se sa kohë do të qëndrojë Gomez jashtë skenës.

Më Shumë

50 aksidente trafiku dhe 2064 gjoba brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar për statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, gjatë të cilave janë regjistruar dhjetëra aksidente trafiku dhe janë...

Ndahet nga jeta fermeri më i vjetër i Prizrenit, Pashk Boqaj

Është ndarë nga jeta Pashk Boqaj, një prej figurave më të njohura dhe më të respektuara të Hasit, i cili njihej si fermeri më...

Lajmet e Fundit