12.8 C
Prizren
E shtunë, 9 Maj, 2026

Fituesit e Zambakut të Prizrenit

Edicioni i 28 i festivalit të këngës së vjetër qytetare, “Zambaku i Prizrenit”, është përmbyllur me vlerësimin se disa këngë të këtij edicioni do të këndohen dhe mbahen mend gjatë.

Sipas traditës së festivalit kënga fituese konsiderohet kënga që vlerësohet nga publiku, e kjo ishte kënga“Sa të dua o Prizren”, kompozim i Tomor Berishës,kënduar nga Majlinda Cikaçi e Sahit Vata, me orkestrim të Tomor Berishës dhe tekst të Hivzi Krasniqit. Kësaj kënge tradicionalisht i takon Mikrofoni i artë.

Në anën tjetër juria: Kristë Lekaj, Sami Piraj dhe Shkumbin Krasniqi ndanë tri çmimet e festivalit, të cilat iu takuan pesë këngëve, sepse vendi i dytë dhe i tretë u nda nga dy këngë.

Sipas një njoftimi të organizatorëve, çmimin e parë të jurisë e mori “Kënga e zemrës” e kompozitoritVeton Perrollit, e kënduar ngadueti Hysen Kafexhiu dhe Frida Toçi, me orkestrim të Edon Ramadanit dhe me teskt të Musa Bushranit.

Vendin e dytë juria ua ndau dy këngëve: “Malli im”, kompozim i Isa Jakupit, kënduar nga Ylberina Avdyli, me orkestrim të Tomor Berishës e teskt të Asdrenit dhe “Me trille të ëmbla ma more zemrën” kompozim i Zyhni Beqirajt kënduar nga Olta Juba, me orkestrim të Ylli Ramzotit e tekst të Albana Fanit. Edhe vendin e tretë juria ia ndau këtyre dy këngëve: “Sa të dua o Prizren” (e cila e fitoi çmimin e publikut), kompozim i Tomor Berishës, kënduar nga Majlinda Cikaçi e Sahit Vata, me orkestrim të Tomor Berishës dhe teskt të Hivzi Krasniqit dhe këngës “Seni Oldum”, kompozim i Hisein Kazaz e kënduar nga Tolga Kazaz me orkestrim të Tomor Berishës dhe teskt të Ahmet Aliut.

Në edicionin e 28 gjithashtu u nda edhe çmimi për tekst më të mirë. Etleva Tafa dhe Osman Goranci si tekstin më të mirë e vlerësuan “Këngën e zemrës” të autorit Musa Bushrani.

Vlen të theksohet se edhe gjatë kohës sa juria vendosi për ndarjen e çmimeve, të pranishmit dëgjuan muzikë live nga këngëtarët: Denik Prizreni, Artan Bakija dhe Kastriot Marku, ndërsa, e jashtëzakonshme ishte paraqitja e orkestrit me melodinë e njërës ndër perlat e festivalit “O Zambaku i Prizrenit” dhe sidomos Menan Kiseri me kitarë.

Anëtari i jurisë Sami Piraj tha se disa këngë të këtij edicioni do të këndohen dhe mbahen mend gjatë.

Më Shumë

Totaj uron Bashkimin për kualifikimin në finale

Bashkimi ka siguruar kualifikimin në finalen e Play-Off-it, pas një fitoreje të rëndësishme të arritur në një atmosferë të zjarrtë sportive, të mbushur me...

Rrahje mes dy personave në Rahovec, njëri dërgohet në mbajtje

Dy persona pas një mosmarrëveshje verbale janë përleshur fizikisht në Rahovec. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 13:50. Tutje...

Lajmet e Fundit