31.6 C
Prizren
E diel, 8 Qershor, 2025

Rryma e lë pa shtëpi policin nga Suhareka (Foto)

Mëngjesi i sotëm për pjesëtarin e Policisë së Kosovës, Blerim Kuçi nga Shiroka e Suharekës mund të ketë qenë fatal.

Rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm, shtëpia e Blerim Kuçit ka marrë flakë për shkak të instalimit të rrymës.

Toger Afrim Sylaj, ka thënë për “Zeri.info”, se përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar.

Sylaj ka treguar se si ka ndodhur e gjithë ngjarja.

“Rreth orës 03:50 të mëngjesit të datës 12.09.2016, stacioni policor në Suharekë ka marrë informatë për një incident zjarri në Shirokë, në paralagjen e Suharekës. Bëhet fjalë për shtëpinë e zyrtarit policor, Blerim Kuçi, e cila është kapluar nga zjarri që dyshohet se ka ardhur si pasojë e intaslimit të rrymës nga kati përdhes. Zyrtarët policorë kanë qenë të parët ata të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndihmua në shuarjen e zjarrit dhe më pas kanë ardhur zjarrfikësit edhe ka arritur që të lokalizohet zjarri dhe nga e gjithë kjo ka vetëm dëme materiale në katin përdhes”, ka treguar Sylaj.

Ai ka thënë se nuk ka pasur lëndime serioze nga kjo fatkeqësi. Mirëpo, vetëm një fëmijë i moshës 15-vjeçare është asfiksuar për shkak të tymit, por që gjendja e tij shëndetësore tani është mirë.

“Nuk ka pasur lëndime serioze në njerëz, përveç një djali të moshës 15 vjeçare i cili për shkak të tymit është ngufatur (asfiksuar), dhe është dërguar në ambulancën e qytetit dhe ka marrë trajtimin e nevojshëm dhe tani gjendja e tij shëndetësore është e mirë dhe është jashtë rrezikut”, ka deklaruar Sylaj për “Zeri.info”.

Ai po ashtu ka treguar se ende nuk dihet vlera e dëmeve të shkaktuara nga kjo fatkeqësi, por që, Sylaj tregoi se, Kuvendi Komunal e ka nj fond të posaçëm për raste të tilla.

“Për momentin nuk i është ofruar asnjë lloj ndihme për shkak se është ditë feste, ditë pushimi. Unë personalisht kam biseduar me zyrtarin policor dhe e kam ftuar që nesër të vij në zyrë dhe të pyetet e ti rregullojmë dokumentacionet e nevojshme e më pas do të shiqojmë mënyrat dhe format të cilat do t’ia adresojmë Kuvendit Komunal i cili ka një fond të posaçëm për kësi raste”, ka treguar toger Afrim Sylaj. /Zeri.info/

Image

Image

Image

Më Shumë

Prizren, promovohet libri ‘Vendimmarrja menaxheriale’ i autorit Demir Lima

Në ambientet e Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti” është promovuar libri i prof. asoc. dr. Demir Lima, me titull: “Vendimmarrja menaxheriale”. Në...

Mjeku Bajram Bajrami përkujtohet me nderime nga Spitali i Prizrenit

Është përkujtuar jeta dhe vepra e Dr. Bajram Bajramit, mjek specialist i internos, i cili ndërroi jetë më 29 maj 2025, në moshën 66-vjeçare. Akademia...

Lajmet e Fundit