6.9 C
Prizren
E enjte, 23 Prill, 2026

VV në Prizren, tryezë për kancerin e gjirit

Në organizim të Sekretariatit të Gruas së Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren, është mbajtur tryeza për vetëdijesimin e sëmundjes së kancerit të gjirit.

Në kuadër të muajit tetor si muaj për vetëdijesimin për sëmundjen e kancerit të gjirit Lëvizja Vetëvendosje të dielën ka mbajtur tubim me gra në qytetin e Prizrenit.

Kryesuesja e Sekretariatit të Gruas të LVV-së në Prizren, Drita Millaku, tha se kjo sëmundje e cila ka marrë përmasa shqetësuese ka bërë që edhe në të japim kontributin tonë për parandalimin dhe luftimin e saj duke organizuar këtë tubim të rëndësishëm në kuadër të muajit për vetëdijesimin rreth sëmundjes së kancerit të gjiri.

Deputetja e LVV-së, Shqipe Pantina, tha se grupi parlamentar i Lëvizjes ka kërkuar nga qeveria rritjen e buxhetit për shëndetësi, ndryshimin e politikave në këtë sektor me fokus në parandalimin e kësaj sëmundje, ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe mundësimin e trajtimit të pacientëve në institucionet tona shëndetësore, për shkak se shumica prej tyre jetojnë në kushte të rënda ekonomike dhe nuk kanë mundësi që një gjë të tillë ta bëjnë në shtetet tjera.

Ligjëruesit në këtë tubim, gjinekologja Drita Kabashi dhe onkologu Shpend Zajmi, thanë para të pranishmeve se ekzaminimi i shpejtë dhe diagnostikimi i hershëm për tretman mjekësor është mënyra më efektive në shërimin e kësaj sëmundje. Një prizrenase ka treguar se si i’a ka dalur të mposht këtë sëmundje. Fjala ështê për qytetaren, Shpresa Krasniqi- Doda, e cila tashmë nuk e ka ankthin që kishte dikur. Ligjëruesit në këtë tribunë kanë dhënë përgjigje nga pyetjet që kanë parashtruar disa nja pjesëmarrëset se si mund të parandalohet dhe trajtohet kjo sëmundje../TV Prizreni/

Më Shumë

Akil Gjakova përfundon i 5-ti në Kampionatin Evropian për Senior 2026

Xhudisti kosovar, Akil Gjakova, është renditur në vendin e pestë në Kampionatin Evropian për Senior 2026, që po mbahet në Gjeorgji, pas një serie...

Prizreni do të organizojë për herë të parë Festivalin e Kampingut, mbi 200 kamperë do të marrin pjesë

Prizreni pritet të shndërrohet në një nga destinacionet më të rëndësishme të turizmit aventurier në rajon, me organizimin për herë të parë të Festivalit...

Lajmet e Fundit