Veseli: Kongresi i Manastirit unifikoi kombin

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka kujtuar 108 vjetorin e Kongresit të Manastirit, duke e vlerësuar një ndër ngjarjet më të lavdishme të historisë së popullit.

Ky është postimi i plotë i Veselit:

“Kongresi i Alfabetit i mbajtur në Manastir 108 vjet më parë me pjesëmarrjen e figurave më të shquara nga mbarë trojet shqiptare dhe diaspora, ka qenë një ndër ngjarjet më të lavdishme të historisë së popullit tonë.

Në këtë Kongres kishte shqiptarë të të gjitha komuniteteve fetare si, myslimanë, katolike, ortodoksë dhe protestantë të cilët duke njësuar alfabetin ndërmorën një hap vendimtar drejt unitetit kombëtar.

Po ashtu përcaktimi për shkronja latine ishte një vazhdim i traditës së Skënderbeu që orientimin strategjik e kishte drejt Perëndimit. Vendimet e atij kongresi historik vlejnë edhe sot si denoncim e përgënjeshtrim qoftë ndaj atyre zërave sporadikë që përpiqen të mbjellin përçarje mes Prishtinës dhe Tiranës e qoftë ndaj atyre që aleancat i kërkojnë në Lindje”. /Telegrafi/

Më Shumë

Prizreni shënon Ditën e Çlirimit me turneun e veteranëve të futbollit

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Çlirimit të Prizrenit, në stadiumin e qytetit “Përparim Thaqi” është mbajtur Turneu Tradicional i Veteranëve...

Shpërblehet Mamusha

Kryetari i Komunës së Mamushës, Abdulhadi Krasniç, ka njoftuar se komuna që ai udhëheq është shpërblyer nga Ministria e Pushtetit Lokal dhe organizata Helvetas,...

Lajmet e Fundit