-0.4 C
Prizren
E mërkurë, 31 Dhjetor, 2025

Për Selamije e Qazim Thaçin

Eqrem Kryeziu

Isha mësues i gjuhës e i letërsisë shqipe në Gjimnazin e Prizrenit, kur Qazim Thaçi ishte nxënësi im. Ishte kureshtar për mësimet dhe vëreja se ishte i dashuruar në poezi. Kjo më vinte mirë, por, nga ana tjetër edhe më trishtonte, sepse mendësia dominuese e bakallxhiut ka një përçmim për karaktere të këtilla, jo vetëm gjatë robërisë.

Më vonë u takuam rishtas dhe punuam bashkë në organizimin politik të njerëzve në Kosovë. Qazim Thaçi udhëhiqte Komisionin për Informim të Degës së LDK-së. Në saje të punës së tij, raportimet u bënë tejet të besueshme në Perëndim. Kishte raste kur informacionet tona autoritetet serbe i përjetonin me panik të madh. Represionin nuk e ndalnim dot, por e demaskonim efektivisht. Ka pasur raste kur kemi strehuar me qindra qytetarë (Rahoveci, Vërrini), pikërisht për shkak të punës sonë të vendosur e objektive.

Para një viti shkova në promovimin e librit të Qazim Thaçit, A mund të dilet nga vetja. U takova edhe me bashkëshorten e tij, zonjën Selamije Thaçi. Të dytë më falënderuan që isha i pranishëm në atë mbrëmje. E dinin se nuk para merrja pjesë dendur në jetën publke.

– O, u thashë, jua kam borxh, ju lutem! A nuk ishit ju që, gjatë luftës në Kosovë, ma morët djalin tim të madh me vete për në Shqipëri? Madje zonja Selamije ishte shumë e vendosur atëbotë dhe thoshte se, duke qenë ajo bjonde si dhe djali im, para autoriteteve serbe do ta trajtonte si vëllanë e saj të vogël. Zonja Selamije nuk druante aspak nga komunikimi.

– Po, profesor, – më tha Qazimi. Përderisa shkonim asaj Rruge të Pasigurisë së Madhe, gruaja ime më thoshte: Në qoftë se do të duhej të shpëtonte vetëm njëri prej nesh, atëherë i lutem Zotit që ky të jetë djali i profesorit.

Ç’mund të thoshja në atë rast? Asgjë prej gjëje. Për herë të parë në jetën time e kuptova se ç’do të thotë Barra e Amanetit.
Është e vërtetë se nuk fola, por me vete, pothuaj i përlotur, thashë: “Dikush ka vepra të shkruara. Tjetri ka edhe ai vepra, të pashkruara. Madje këto të fundit mund të jenë më dramatike se ato të parat.”

Më Shumë

Shannon Shorter i bashkohet Bashkimit

Bashkimi ka zyrtarizuar sot afrimin e lojtarit amerikan Shannon Shorter. Lojtari me përvojë të gjatë ndërkombëtare pritet të sjellë forcë, stabilitet dhe lidership në repartin...

Mëngjesi pa pritje të gjata në pikat kufitare të vendit

Pritjet në hyrje-daljet për Kosovë gjatë mëngjesit të sotëm janë regjistruar të qeta.   Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, pritjet deri në 10 minuta janë...

Lajmet e Fundit