7.6 C
Prizren
E shtunë, 28 Mars, 2026

Ymeri në Prekaz: Dëshmorët nuk e kanë ditur se do të ketë njerëz që humbin jetën në burgje

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, gjatë homazheve tek varrezat e familjes Jashari në Prekaz, ka thënë se sakrifica e Adem Jasharit dhe e familjes së tij, është dëshmi se ‘28 Nëntori’ nuk është datë e së kaluarës por edhe datë e së ardhmes.

“Familja Jashari janë udhërrëfyesi i jonë për të ardhmen. Për këtë Kosovë ka rënë Adem Jashari dhe të gjithë dëshmorët e luftës”, ka thënë Ymeri.

“Asnjë prej tyre nuk e kishte menduar se në Kosovën e pavarur dhe sovrane do të ketë të arrestuar politikisht, do të ketë njerëz që humbin jetën në burgje dhe nuk do të ketë asnjë përgjegjësi për këtë gjë”, ka shtuar ai, shkruan Klan Kosova.

“Me këtë 28 nëntor kujtojmë se sa rrugë kemi përpara duke kujtuar se sa kemi sakrifikuar në të kaluarën”, ka thënë ai.

Ymeri ka thënë se përveç homazheve, Lëvizja Vetëvendosje do të vizitojë edhe kullën e Jasharëve për ta kujtuar bashkë familjen Jashari.

Më Shumë

Përkujtohet 27-vjetori i Betejës së Landovicës

Me rastin e 27-vjetorit të Beteja e Landovicës, një prej ngjarjeve më të rëndësishme të luftës së Ushtria Çlirimtare e Kosovës, sot u zhvilluan...

Komuna e Prizrenit synon thellimin e bashkëpunimit me “Autostrada Biennale”

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur në një takim kuratoren e sapo zgjedhur të edicionit të gjashtë të “Autostrada Biennale”, Lucia...

Lajmet e Fundit