Malishevë: Rrugët e hapura, por ka telashe në vendbanimet malore

Të gjitha rrugët në Komunën e Malishevës, janë të hapura, mirëpo në disa fshatra të thella malore, ka probleme për shkak të ngricave, rënies së vazhdueshme të borës dhe erërave, të cilat vende vende e bartin borën në rrugë.

Nga fillimi i reshjeve rrugët kanë filluar të hapen dhe nuk ka asnjë rrugë të bllokuar.

Kështu ka bërë të ditur drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Milazim Morina, sipas të cilit kompania përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë dimrit, është në terren dhe po largon borën nga rrugët, edhe pse ka reshje të vazhdueshme të borës.

Fshatrat e thella kanë më shumë probleme në rrugë, pasi sasia e borës është më e madhe dhe për shkak të specifikave të terrenit, siç janë fshatrat Llapçevë, pastaj Berisha dhe Fshati i Ri.

Këto dy të fundit, kanë më shumë telashe në rrugë, për shkak të ngricave, por rrugët janë të kalueshme.

Më Shumë

Hajdari: Mbi 20 milionë euro investime në Spitalin e Prizrenit

Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa”, Osman Hajdari, ka bërë të ditur se ky institucion shëndetësor po kalon...

Lidhja e Prizrenit dhe detyrimi ndaj brezave që vijnë

Nga Shaqir Totaj Sot, në këtë qytet që historia e zgjodhi për të folur në emër të kombit shqiptar, përkujtojmë 148-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të...

Lajmet e Fundit