22.8 C
Prizren
E mërkurë, 13 Gusht, 2025

Refuzohet kërkesa e drejtorit të Arrsimit në Suharekë

Gjykimi ndaj drejtorit komunal për arsim në Suharekë, Sherif Berisha, do të fillojë me 5 prill të këtij viti. Kjo pasi që i njëjti nuk ka bërë ankesë ndaj aktvendimit të gjykatës me të cilin është refuzuar kërkesa  e tij për hudhjen e aktakuzës e cila e ngarkon me veprën penale “keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar”.

Gjatë shqyrtimit të dytë, i mbajtur të mërkurën në Gjykatën Themelore në Prizren, mbrojtësi i të akuzuarit, avokati Brahim Sopa, ka thënë se nuk do të parashtrojë ankesë ndaj aktvendimit në fjalë, me arsye që të mos zvarritet procedura.Kërkesën për hudhje të aktakuzës avokati Sopa, e ka parashtruar pas mbajtjes së shqyrtimit fillestar të mbajtur më 23 janar 2017.

Në kërkesë thuhej se aktakuza është e parakohshme sepse vendimi për të cilin akuzohet Berisha se nuk e ka zbatuar, ende nuk është i plotfuqishëm. Tutje ka shtuar se ndaj vendimit të Sektorit për Inspeksion të Arsimit, avokati komunës sa Suharekës, ka ushtruar ankesë dhe lënda ende gjendet në Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë.

Ndryshe, në dhjetor 2016, Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë ndaj Sherif Berishës, të cilin e akuzon se në cilësinë e drejtorit të Drejtorisë Komunale të Arsimit në Suharekë, nuk ka respektuar një rekomandim të Sektorit të Inspeksionit për Arsim (SIA) në Prizren, për anulimin e konkursit për mësimdhënës.

SIA kishte rekomanduar që konkursi për rekrutimin e mësimdhënësve për shkollën e mesme profesionale “Abdyl Rama” në Suharekë, të anulohet dhe të ri-shpallet në afat prej 8 ditësh.Sipas organit të akuzës, me këto veprime i akuzuari ka kryer veprën penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe ka shkelur rëndë të drejtat e personave tjerë, konkurrues në konkursin në fjalë.

Berisha poashtu është duke u gjykuar edhe në një rast tjetër penal, në të cilin akuzohet se ka punësuar, pa konkurs, rreth 9 mësimdhënës, në shkollat e Komunës së Suharekës./betimiperdrejtesi/

Më Shumë

Gjetjet e gjykatës me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj Nexhmi Krasniqit dhe të tjerëve

Në vendimin e Gjykatës Themelore në Prizren me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj ish-drejtorit të Policisë në Prizren, Nexhmi Krasniqi, Nexhmi...

Prizren/ Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasje të rëndë

Një muaj paraburgim ia ka caktuar Gjykata Themelore në Prizren, të dyshuarit me inicialet E.B.,  për vrasjen me thikë në Prizren.   Në njoftimin e gjykatës...

Lajmet e Fundit