21.8 C
Prizren
E enjte, 24 Korrik, 2025

Lamtumirë Arsenal, Xhaka rikthehet në Bundesligë

Granit Xhaka mund të rikthehet në Bundesligë gjatë verës.

Arsenali mund të ndahet me Granit Xhakën gjatë kësaj vere. Lojtari nuk ka bindur me paraqitjet e deritanishme në Londër dhe ka gjasa që të largohet nga Emirates, shkruan The Sun.

Londinezët kanë pritur më shumë nga përfaqësuesi i Zvicrës, i cili u ble nga Borussia Mönchengladbach për 45 milionë euro

Sipas The Sun, ish-anëtari i Baselit pritet të rikthehet në Bundesligë, ku interesim ka shfaqur gjiganti gjerman, Bayern Munich.

Madje, interesimin e Bayernit për Xhakën e ka konfirmuar edhe ish-selektori i Zvicrës, Ottmar Hitzfeld.

“Bavaria e ka Xhaka në radar. Xhaka është gjithmonë një temë e bisedës për klubet e mëdha dhe zhvillimi i tij ende nuk ka përfunduar”, ka deklaruar për Bild ish-trajneri i Bayernit.

Më Shumë

J. Lo heq dorë përfundimisht nga martesat

Jennifer Lopez duket se ka vendosur t’i thotë lamtumirë përfundimisht martesës, pas ndarjes nga bashkëshorti i saj i katërt, Ben Affleck, vitin e kaluar. Ylli...

Gjendet në Prishtinë vajza 15-vjeçare që ishte zhdukur nga Prizreni

E mitur L.H., e cila ishte raportuar si e zhdukur nga familja e saj në Prizren më 17 korrik, është gjetur sot në Prishtinë. Burime...

Lajmet e Fundit