Vettel rikthen Ferrarin te fitorja

Një fitore e madhe, një fitore e merituar dhe një rikthim i Vettelit e Ferrarit në majën e podiumit të një Çmimi të Madh të Formulës 1, e këtë e kanë bërë që në garën e parë të Australisë në Melbourne.

Gjermani 4 herë kampion i botës i “kokëkuqes” ka mposhtur skuderinë gjermane të Mercedesit dhe pilotët Hamilton e Bottas, respektivisht i dyti dhe i treti, falë shpejtësisë dhe strategjisë. Raikkonen, shoku i skuadrës te Ferrari ka përfunduar vetëm i katërti, përpara Max Verstappenit.

Një sukses i Vettelit që rikthen Ferrarin te fitorja pas më shumë se një viti e gjysmë mungesë, e që shkëndijën e parë e dha pikërisht në momentin kur Hamilton vendosi të kryente “pit stop”-in e parë, kohë kur nga skuderia iu tha gjermanit të vijonte edhe disa xhiro me gomat super të buta, në mënyrë që të përfitonte falë strategjisë në momentin që do të dilte nga ndalesa e tij e parë.

Pas një viti 2016 për t’u harruar, Ferrari arrin më në fund që të zbresë nga froni një skuadër që kishte monopolizuar jo vetëm titullin, por dy vendet më të larta të podiumeve në shumicën e garave. Një fitore grinte dhe taktike kjo e Sebastian, i cili duket se po i lëshon sfidën kampionëve të botës Mercedes, që në fakt këtë vit si rrallëherë janë pa kampionin e tyre në pistë, me Rosberg tashmë të tërhequr nga F1, shkruan TCH.

Më Shumë

Avdyli: Aty ku është Vjosa, është fitorja

Ish-deputeti Haxhi Avdyli ka publikuar një mesazh mbështetës për kandidaten për presidente nga LDK-ja, Vjosa Osmani, duke theksuar përkrahjen e tij ndaj saj.   Përmes një...

“Nuk është lajmëruar qe dy ditë” – zhduket 24-vjeçarja nga Prizreni, bashkëshorti kërkon ndihmën e policisë

Një rast i zhdukjes së një të reje po hetohet në Prizren, pasi B. D. rreth 24 vjeç është larguar nga shtëpia dhe nuk...

Lajmet e Fundit