1.8 C
Prizren
E hënë, 15 Dhjetor, 2025

Jakupi nuk e vizitoi Iniciativën Qytetare në Malishevë

Krasniqi-Jakup5-21

Kryeparlamentari i Kosovës, Jakup Krasniqi nuk e ka vizituar dje  Iniciativën Qytetare për Malishevë. Përfaqësuesi i IQM-së, Ragip Begaj tha se plasimi i njoftimit se Krasniqi do të vizitojë Malishevën, ka qenë më shumë një keqkuptim.” Jo nuk na ka vizituar Jakupi. Ma shumë ka qenë një keqkuptim njoftimi që është plasuar në Facebook”, tha Begaj për “PrizrenPress” . Në rrjetin social në Facebook të IQM-së, është plasur njoftimi se kryeparlamentari Jakup Krasniqi do të vizitojë Malishevën.

“Ju njoftojmë se sot me 01.09.2013, në zyret e Iniciativës Qytetare për Malishevën, do të qëndrojë për vizitë të shkurtër ish i burgosuri politik, njëri ndër themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kontribues i madh i çështjes Kombëtare për Çlirimin e Atdheut, themelimit të institucioneve të Kosovës dhe kontribuesi i pa kontestushm për shpalljen e Pavarësise së Republikes së Kosovës, kryeparlamanetari Jakup Krasniqi”, thuhet në njoftimin e Iniciativës Qytetare për Malishevën.

Përfaqësuesi i IQM-së, Begaj tha ndërkaq se ky njoftimi është plasuar pa u konsultuar. “ Jakupi do të na vizitoj.Ma shumë ka qenë një keqkuptim dhe asgjë tjetër”, tha ai.

Burimet e “PrizrenPress-it” bëjnë të ditur se IQM-ja për vizitën e kryeparlamentarit Krasniqi i ka njoftuar gazetarët dhe mediat lokale, ku kanë pritur për dy orë ardhjen e Krasniqit. / PrizrenPress.com/

 

Krasniqi viziton Ininciativën Qytetare në Malishevë

Kryeparlamentari i Kosovës, Jakup Krasniqi do të qëndrojë sot në Malishevë. Ai gjatë kësaj vizite do të takohet me përfaqësuesit e Iniciativës Qytetare për Malishevën(IQM).

“Ju njoftojmë se sot me 01.09.2013, në zyret e Iniciativës Qytetare për Malishevën, do të qëndrojë për vizitë të shkurtër ish i burgosuri politik, njëri ndër themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kontribues i madh i çështjes Kombëtare për Çlirimin e Atdheut, themelimit të institucioneve të Kosovës dhe kontribuesi i pa kontestushm për shpalljen e Pavarësise së Republikes së Kosovës, kryeparlamanetari Jakup Krasniqi”, thuhet në njoftimin e Iniciativës Qytetare për Malishevën.

Krasniqi këtë vizitë e realizon për herë të parë pas çarjes së PDK-së dhe themelimit të Iniciativës Qytetare në Malishevë. / PrizrenPress.com/

Më Shumë

Specialja liron me kusht Isni Kilajn

Sot më 10 dhjetor 2025, Isni Kilaj u lirua me kusht në Kosovë, me kushte të vendosura pas rishikimit të fundit të paraburgimit nga...

Vetim Ramadani emërohet nënkryetar i Komunës së Dragashit

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka emëruar sot Vetim Ramadani në postin e nënkryetarit të Komunës. Kryetari Xheladini i uroi suksese Ramadani, duke...

Lajmet e Fundit