Guardiola paralajmëron futbollistët e tij: Të gjithë jeni në test

Pep Guardiola pritet të bëjë një spastrim te skuadra e Manchester Cityt në përfundim të stinorit.

Trajneri spanjoll nuk është i kënaqur me një numër të konsiderueshëm të futbollistëve në skuadër dhe i ka paralajmëruar ata se ndeshjet e fundit të stinorit do të jenë një test për të parë nëse këta futbollistë do të kenë të ardhme te Manchester City.

Eliminimi nga Liga e Kampionëve dhe forma e dobët në Premier Ligë ka bërë që Guardiola të shprehë pakënaqësinë ndaj lojtarëve të tij, transmeton KosovaPress.

“Do të bisedojmë me Txiki Begiristain dhe bordin e klubit në përfundim të stinorit. E ardhmja e futbollistëve varet nga vetja e tyre dhe performancat që ata do të shfaqin deri në fund të stinorit”, ka thënë Pep.

“Ka shumë gjëra në të cilat ne mund të përmirësohemi, na duhet që të kontrollojmë ndeshjen më mirë. Unë kërkoj që gjithmonë të përmirësojmë diçka. Çdo skuadër kërkon të përmirësohet dhe ndryshimet janë të nevojshme. Lojtarët do ta përcaktojnë të ardhmen e tyre me shfaqjet që do të japin në fushë”, ka bërë me dije Guardiola.

Më Shumë

Amarildo Bakaj demolon Ivanoviqin – fitore me nokaut në raundin e dytë

Boksieri shqiptar Amarildo Bakaj ka dhuruar një paraqitje mbresëlënëse në MHP Arena të Ludwigsburgut, duke e mposhtur me nokaut teknik në raundin e dytë...

Në Prizren, gjobë prej 300 euro për ngasësin e kamionit që nuk siguroi ngarkesën

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se më datë 30 qershor 2026, gjatë patrullimit të rregullt në qytetin e Prizrenit, policët e Stacionit...

Lajmet e Fundit