22.1 C
Prizren
E enjte, 26 Qershor, 2025

Prizren: Shtyhet gjykimi ndaj dy të akuzuarve për shkaktim të aksidentit me pasoja fatale

Të mërkurën ishte paraparë të mbahej shqyrtimi gjyqësor në rastin e të akuzuarve për rrezikim të trafikut publik, Sala Kushaj dhe Artan Krasniqi. Shkak ishte mungesa e dëshmitarëve të thirrur për t’u dëgjuar në këtë seancë.

Ndryshe, prezent në gjykatë ishin prokurori Fatos Ajvazi, dy të akuzuarit të cilët nuk kishin mbrojtës, si dhe përfaqësuesi i të ndjerës L.G, bashkëshorti R.G.

Gjykatësi Refki Piraj, shqyrtimin e radhës e caktoi për 2 qershor 2017 në ora 10:00.

Sipas aktit akuzues, Kushaj dhe Krasniqi, me 21 maj 2015, rreth orës 21:00, në rrugën magjistrale Prizren – Suharekë, nga pakujdesia rrezikojnë trafikun publik. Këtë e bëjnë në atë mënyrë që e akuzuara Kushaj, me automjetin “Opel Astra”, kyçet në rrugë nga parkingu i qendrës tregtare “A-N”, dhe në atë moment kritik, goditet në pjesën e përparme nga i akuzuari i dytë i cili ishte në automjetin “BMË”. Nga goditja, automjeti i të akuzuarës bën lëvizje nëntëdhjetë shkallë, dhe godet automjetin e tipit “Golf 3” i cili ishte në parkingun e qendrës tregtare. Nga lëndimet e marra nga kjo goditje, ndërron jetë tani e ndjera L.G. Lëndime pësojnë edhe bashkudhëtaret tjerë.

Sipas këtij dispozitivi, të akuzuarit kanë kryer veprën penale “rrezikim i trafikut publik”, nga neni 378 paragrafi 9 lidhur me paragrafin 6, të Kodit Penal të Kosovës, e cila dënohet me burgim prej një deri në tetë vite./betimiperdrejtesi/

Më Shumë

Reklamimi kaotik në Qendrën Historike të Prizrenit po vazhdon përkundër dispozitave ligjore që parashohin vendosjen e rregullit për këtë çështje

Pavarësisht këtyre dispozitave dhe akteve të komunës që ndalojnë vendosjen e reklamave me përmasa mbi 1m² pa pëlqimin paraprak të Qendrës Rajonale për Trashëgimi...

Rruga Prizren–Tetovë drejt finalizimit, tuneli 6.4km do të lidhë dy qytetet

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka njoftuar se punimet për rrugën Prizren-Tetovë po vazhdojnë në anën kosovare të malit Korf (Vërtop), ndërsa nga ana...

Lajmet e Fundit