8.1 C
Prizren
E mërkurë, 14 Janar, 2026

Dygolësh i Eminhazirit, Liria bie në Gjilan

Me ×toren e vendasve u mbyll takimi i luajtur sot mes Gjilanit e Lirisë, me rezultatin ×nal të takimit që shënoi 2-0 në të mirë të vendasve.
Epërsia e vendasve erdhi nga goli i Isa Eminhazirit në minutën e 8’, i cili shënoi pas asistimit të Betim Haxhimusës.

Vazhdimi i pjesës së parë ishte i qetë, me Gjilanin që kishte më tepër kontroll të lojës, ndërsa rasti i vetëm për t’u përmendur përveç golit është ai i minutës 41’, moment në të cilin Arbios Thaçi i vendasve gaboi përballë portierit prizrenas, duke bërë kështu që pjesa e parë të mbyllet 1-0. 5 minuta pas ×llimit të pjesës së dytë, në skenë doli përsëri Eminhaziri, i cili me një lëvizje të mirë me top, u lirua dhe shënoi për epërsinë e dy×shtë të vendasve.

Në anën tjetër, Liria tentonte herë pas here përmes Chibuezes e Fetahajt, mirëpo epërsia vendase veç ishte krijuar dhe për një barazim eventual ishte
vonë. Kjo ×tore e mban Gjilanin të qetë në mesin e tabelës, derisa Lirinë e afron shumë me zonën e ‘ftohtë’/borozani/

Më Shumë

Përfundon numërimi i të gjitha votave, ky është rezultati përfundimtar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet e zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Kjo pasi në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve (QNR) ka përfunduar edhe...

Dielli lind përjetësisht

Nga Skënder Berisha  E bardhë dëbora e bardhë E si do të jetë E skuqët me gjak Ju vetë Tash zbardh janari Me borë Bregu i Diellit bardh Mbi shtatin tuaj bardh E...

Lajmet e Fundit