5.1 C
Prizren
E shtunë, 17 Janar, 2026

Fan Noli me shtatore në Boston

Një shtatore 3 metra i lartë, i është dedikuar figurës së Fan Stilian Nolit. Të shumta janë shtatoret e punuara nga duart e skulptorit Agim Rada, por një bust të tillë për këtë figurë do të duhej kohë e gjatë për ta sjellë, netë pa gjumë, siç thotë ai, pasi duhej gjetur mënyra e duhur.

Figurën shumëdimensionale të Nolit, Rada e sjell me petkun e klerikut, porse në duar ai nuk mban biblën. Duart e tij shtrëngojnë ndoshta veprën e Shekspirit, Servantesit, apo ndoshta atë të Omar Khajam, përkthyer në shqip prej tij. Kjo është “bibla e kulturës” që Noli u la shqiptarëve.

“Ky është një obligim i kahershëm i imi. Noli është një figurë, për mendimin tim, jo nga më të ndriturat, por më e ndritura e kulturës shqiptare. Jo rastësisht është edhe klerik këtu, sepse deri në fund të jetës ai mbeti një klerik patriot shumë i madh. Figura e vërtete është statike, por lehtë duket sikur ai ecën, sikur njërën këmbë e ka më përpara dhe kokën ulur, siç janë burrat e mençur. Është shumë i matur tek hapi që hedh, tek mendimi që thotë dhe e ka pushtuar fort atë vepër të cilës ia kushtoi vendit të vet dhe kulturës shqiptare”, thotë Rada, drejtor i Qendrës së Restaurimeve.

Për të mbërritur në variantin final, Agim Rada ka bërë një koncentrat të fotove të Nolit.

“Po të shohësh fotot ndodh një fenomen: asnjë foto nuk ngjan me tjetrën. Duket sikur janë persona të ndryshëm. Ishte e vështirë të bëja sintezën e të gjitha fotove e të krijoja një karakter të Nolit, që përveçse t’i ngjajë duhet të ketë edhe botën e brendshme, duhet të jetë edhe mendimtar. Besoj që këtë e arrita. Nuk ka njeri që nuk thotë se ky është Noli”, rrëfen ai.

Shtatorja, tashmë i përfunduar në përmasa, pasi të derdhet në bronx, do të vendoset në kishën e “Shen Gjergjit” në Boston, aty ku edhe Fan Noli shërbeu për një kohë të gjatë, si një kujtim i përhershëm për shqiptarët e Amerikës. /KultPlus.com

Më Shumë

A duhet t’i japim lamtumirën të shkuarës dhe të mirëpresim të ardhmen?

Nga Kujtim Gërmizaj Ndërsa hyjmë në vitin 2026, të mbushur me shpresë dhe optimizëm, qëndrojmë në prag të mundësive të reja, zgjedhjeve të reja dhe...

Hapen regjistrimet për turneun Alley-Oop në Prizren

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka njoftuar hapjen e regjistrimeve për turneun Alley-Oop 3x3, i cili do të zhvillohet më 31 janar 2025...

Lajmet e Fundit