Buja shpërndau Abetaren për filloristët prizrenas

RameBuja-prizrenMinistri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij dhe kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, gjatë ditës së sotme, ka vizituar shkollën fillore “Abdyl Frashëri” në Prizren.

Përveç urimeve për fillimin e vitit të ri shkollor për të gjithë nxënësit në Kosovë, ministri Buja ka shpërndarë në mënyrë simbolike edhe Abetaren për nxënësit e klasës së parë, të cilët do të vijojnë mësimin në këtë shkollë.

Ministri Buja, më pas tha se, është kënaqësi e veçantë që të ndajë tekstet shkollore për këta fatosa, të cilët janë e ardhmja e shtetit tonë.

“Ndjehem me privilegj sepse jam në kryeqytetin shpirtërorë të gjithë shqiptarëve dhe jo rastësisht po shpërndajmë edhe abetaret që janë të gjithë gjeografisë shqiptare”, theksoi ministri Buja.

Ministri i Arsimit, ua ka uruar fillimin e vitit të ri shkollor edhe mësimdhënësve të kësaj shkolle dhe theksoi se shkolla “Abdyl Frashëri” është njëra nga 10 shkollat e përzgjedhura nga Ministria e Arsimit për pilotimin e kurrikulës së re. Ndërsa, ministri Buja shtoi se kjo shkollë ka dhënë kuadro të mira në shumë fusha të ndryshme të jetës në Kosovë, prandaj shprehu besimin e tij se edhe implementimi i kurruikulës së re( pilotimi) do të jetë i suksesshëm.

Gjatë këtij viti shkollor, rreth 29 mijë nxënës janë ulur për herë të parë në bankat shkollore, pra janë regjistruar në klasën e parë./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Përurohet Kulla e Lirisë në Dobërdolan të Suharekës

Ish-komandantë të Zonave Operative të luftës së UÇK-së, familjarë të dëshmorëve, veteranë të luftës, përfaqësues diplomatikë dhe qytetarë të shumtë, morën pjesë në përurimin...

Arrest shtëpiak për anëtarin e KQZ-së në Prizren, dyshohet se fshehu gjashtë fletëvotime

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji ndaj të pandehurit A.D.,...

Lajmet e Fundit