15.8 C
Prizren
E premte, 11 Korrik, 2025

Prizren: Dënohet hajni i telefonit

I. Y.  në shqyrtimin fillestar të mbajtur të hënën, pranoi se ka vjedhur telefonin mobil “Iphone 5” nga i dëmtuari L. L.

Për këtë veprim, i njëjti u dënua me tre muaj burgim me kusht, nga Gjykata Themelore në Prizren.

I denuari,   i cili kishte të angazhuar mbrojtësin me autorizim, avokatin Bashkim Nevzati, deklaroi se telefonin në fjalë e kishte gjetur afër një makine, dhe pastaj e kishte shitur.

Të njëjtin më pas e kishte kthyer te i dëmtuari Lubovci.

Pranimi i fajësisë nuk u kundërshtua nga prokurori Beqë Shala.

Ndërkaq, aktgjykimi u shpall nga gjykatësja Shpresa Emra.

I. Y.  më 1 gusht 2014, rreth orës 09:00, në rrugën “Joni” në Prizren, e merr pasurinë e të dëmtuarit L.L. me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm për vete apo për personin tjetër.

Pasi që i dëmtuari kishte lënë xhamin e veturës gjysmë të hapur dhe ishte larguar për në lokalin e tij, I. Y.  nga vetura i merr mobilin e markës “Iphone 5” në vlerë prej 500 euro, dhe largohet nga vendi i ngjarjes.

Kryesi i veprës penale “vjedhje” nga neni 325 paragrafi 1 të Kodit të ri Penal të Republikës së Kosovës, dënohet me gjobë dhe me burgim deri në tre vjet./betimiper drjtesi/

Më Shumë

Aksioni kundër fajdes në Prizren

Një person është arrestuar në flagrancë në Prizren. Personi që u prangos për “Fajde” dhe “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” është A....

Shtetasi i huaj goditet me thikë në Prizren

Një përleshje mes dy shtetasve të huaj në Prizren ka përfunduar me plagosje. Ngjarja ka ndodhur të shtunën rreth orës 14:00, ku një mashkull ka...

Lajmet e Fundit