Milaim Zeka në Malishevë: Ata që po shajnë e kanë lënë në terr Kosovën

Kandidati i NISMA’s për Kosovën, Milaim Zeka, ka thënë se kandidatët e NISMA’s për Kosovën do të marrin vota sa në Malishevë aq edhe në Drenicë. Ka thënë se këto dy qytete janë një derisa ka rikujtuar kohën kur Adem Jashari e Fehmi Lladrovci sa herë kanë shkuar për Shqipëri janë ndalur në vendlindjen e Fatmir Limajt.

“Jakup Krasniqi kur ka qenë Jugosllavia superfuqi na ka thënë hajdi pas meje dalim fitimtar. Këta deputetë që i shihni sot në Malishevë kanë me pas vota edhe në Drenicë. Sepse Malisheva ka qenë krenaria e Kosovës. Malisheva ka qenë Drenicë e Drenica Malishevë. Adem Jashari gjithmonë sa herë ka shkuar në Shqipëri është ndalë në Malishevë”, ka thënë Zeka, në tubimin e NISMA’s, në Malishevë.

Ai ka thënë se votuesit do t’i dënojnë ata që e kanë diskriminuar Malishevën.

“Ata që kanë ndjell racizëm ndaj Malishevës do ta marrin dënimin e merituar”, ka shtuar ai.

Kandidati për deputet i NISMA’s ka folur edhe për akuzat e LDK’së se koalicioni i NISMA’s me PDK’në është i territit.

Zeka ka thënë se këtë konstatim po e bëjnë ata që e kanë lënë Kosovën në terr.

“Koalicioni tjetër po flet për terr sepse në terr e kanë lënë Kosovën”, ka thënë Zeka.

Më Shumë

Vazhdon aksioni kundër vjedhjes së ujit: Shkyçen 10 lidhje ilegale në Prizren

Kompania Rajonale e Ujësjellësit  “Hidroregjioni Jugor” ka vazhduar aksionin kundër lidhjeve të paautorizuara në rrjetin e ujësjellësit, duke identifikuar dhe shkyçur 10 lidhje ilegale...

Prizreni organizon edicionin e parë të Festivalit të Kampingut në Vermicë

Drejtoria për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik, në bashkëpunim me Shoqatën e Kampingut “OASIS”, do të organizojnë nga 19 deri më 21 qershor 2026 edicionin...

Lajmet e Fundit