7.1 C
Prizren
E shtunë, 11 Prill, 2026

Shënohet 14 Qershori, Dita e Çlirimit të Komunës së Rahovecit

Me aktivitete kulturore-artistike, homazhe dhe nderime tek varrezat e dëshmorëve dhe heronjve të kombit, u shënua 14-të Qershori, Dita e Çlirimit të Komunës së Rahovecit.

Aktivitetet kanë filluar me pritjen e familjarëve të dëshmorëve dhe personalitete të tjera nga ana e Kryetarit të Komunës, Idriz Vehapi në zyrën e tij, dhe më pas janë bëre homazhe dhe nderime pranë lapidarëve, varrezave të heronjve dhe dëshmorëve të kombit në qytetin e Rahovecit.

Aktivitet për shënimin e 14 Qershorit, kanë vazhduar në Shtëpinë e Kulturës “Mensur Zyberaj”, në qytetin e Rahovecit, me mbajtjen e akademisë solemne me program kulturo-artistik. Në akademi të pranishëm ishin Vehapi me bashkëpunëtorë, familjarë dhe bashkëluftëtarë të dëshmoreve.

Një fjalë rasti në akademi ka mbajtur edhe Kryetari i Komunës i cili ka thënë se Dita e Çlirimit të Rahovecit si kujtim shfaqet shpesh.

“Edhe pse kujtimet zbehen vit pas viti , nuk e harrojmë kurrë ndjenjën e gëzimit të asaj dite të madhe, sepse pas shumë kohësh, ne dolëm në rrugë të sigurte dhe festuam lirinë tonë. Prandaj në këtë ditë, i kujtojmë heronjtë, dëshmorët dhe martirët tanë, sepse janë ata që u bënë liria e asaj dite dhe e të gjitha ditëve të Kosovës së re. I kujtojmë edhe të gjithë ata intelektualë, e qytetarë, që secili në mënyrën e tyre, ka kontribuar për liri dhe bërjen e shtetit tonë”, ka thënë Vehapi.

Në akademi ka folur edhe Vajdin Berisha, kryetar i OVL e UÇK-së, dega në Rahovec, duke thënë se me datë 14 Qershor 1999, ndodhi hyrja triumfale e brigadës 124 të UÇK-së në qytetin e Rahovecit, dhe nga ajo ditë e deri me sot Rahoveci me rrethinë frymon lirshëm dhe kjo ditë edhe ditë festive ku edhe në di çdo vend i qytetëruar i botës, organizojmë manifestime të ndryshme për të freskuar kujtesën tonë historike.

Më Shumë

Afër 6 mijë shoferë gjobiten për përdorim të telefonit në Kosovë

Gjatë tre muajve të parë të vitit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 5,878 gjoba ndaj shoferëve që përdornin telefonin gjatë drejtimit të automjetit. Sipas ligjit,...

Arrestohet një i dyshuar për vjedhje në Prizren, pranoi se ishte i përfshirë në së paku 5 raste

Pas një pune operative-hetimore në terren dhe grumbullimit të dëshmive, hetuesit policorë nga Sektori i Hetimeve të Stacionit Policor në Prizren kanë arritur të...

Lajmet e Fundit