5.1 C
Prizren
E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Flitet e përflitet…

Blerim RrecajBlerim Rrecaj
Jetë e mbushur me ngjarje, tregime, dromca, ndodhi, detaje, me të mira e të këqija me përpjekje, gabime, faje…

Në në ndejë diku, për njërën nga festat bisedojnë të afërm e familjarë, gati gjysma prej tyre mërgimtarë që kanë ardhur për pushime në atdhe. Shkëmbim fjalësh përvojash, fjalë për valët e jetës ,kushtesh, sistemesh, pasojash, krahasimesh…Në një çast dikush thotë dhe këto fjalë: Ne që jemi këtu kurbetçarëve po u themi se “paskeni humbur krejt” e këta neve po na thonë ju “paskeni luajtur krejt”, kështu që rezultati po mbetet i barabartë, pra: një me një. Dhe derisa flasim për shtigjet dhe pak fjalë për një(ri)kthim në mërgim: 20 vjet në atdhe/20 vjet në megrim/3 vjet në atdhe/Dhe ri-kthim në Gjermani…

E jeta vazhdon si për mua, si për atë, si për ty…

Me moto a pa moto, me logo e pa logo, me shenja të kësaj shtetësie kompromisi, dhe kumbojnë fjalët, nëpër kronika televizive, gazetave, kafeneve, portaleve… Dhe dikush tregon se pat ofertë nga dy “Lëvizje”-t, për të marrë pjesë në zgjedhje, e kur njërit që e kishte ftuar për t’iu bashkuar subjektit të tij se e kishin lutur edhe pak më përpara kishte marrë përgjigjjen: Lëri ata se nuk vyejnë. Dhe pak a shumë kjo ishte përgjigja që i ftuari kishte thenë atij që ia bëri ftesën numër dy : Edhe pse fort mirë se çfarë të bëj nuk e di njëherë për njëherë as s’po shkoj mbas atij e as nuk po vij me ty…Flitet e përflitet edhe për ndonjë thirrje telefonike, për përmendjen e listës së përpiluar dhe për numrin që ta tregon kandidati e ta kujton për të mos e harruar kur vie koha për të votuar…

Jeta ecën me valët e saja qofshin ato të qeta, të stuhishme, të vogla a të mëdhaja…

Dhe në qytezën tonë ndërtimet vazhdojnë e i shohin shtëpitë shumëkatëshet dhe digjen… dhe mendojmë se me ne s’ka dhe (s’)e shohim që s’jemi kërkah… Një editorial titullohet: “Vazhdon avaz i vjetër” dhe “Kronikë e një mjerimi të paralajmëruar” thotë dikush tjetër… Nëpër libra a internet hasim ndonjëherë edhe dikë që flet për indiferencën, për të papërfillurit, për të harruarrit, për të drejtët e të padrejtët e për të vonuarit.

Flasim e përflasim për Majlindën kampione bote dhe Kadarenë fituesin e çmimit ndërkomëtar “Ali Podrimja” dhe komedinë “Pas vdekjes” të Çajupit dhe për statuset nëpër facebook, për punën, mospunën, kurset, shkollën, konkurset…

Për emërimin e Shkëlzen Maliqit si këshilltar i kryeministrit (në ardhje që diku po e quajnë të zgjedhur) të Shqipërisë. Ah, dy shtete, të dyjat me probleme të mëdha e që të dyjat, të paktën njëra prej tyre ta kishte shenjën plus sa për ta bërë tërheqjen e të mos mbetemi kështu për shumë kohë në pusin e tranzicionit thotë dikush. Shembuj të mirë të dëgjojmë sa më shumë e të tillë të japim e mos ta ndalim vrapin…

Flasim e përflasim për shumë gjëra e për shumë tema, flasim e përflasim sa për të na u kujtuar një lojë fëmijërore (në variant paksa më të zbutur, zëvendësim i një fjale që shmang banalizmin por lë vrazhdësinë dhe ‘origjinalitetin’ në frazën e dytë…) që si çaste kujtimesh të turbullta na vërtiten nëpër kokë: “Kush e le lojën ja çkyftë qeni gojën”dhe “Kush foltë e përfoltë ja hangërt qeni te tana zorrt’”…

Shkoi kohë e pushimeve vjen kohë e trazimeve, na erdhi shtatori dhe lutemi e urojmë as lumi as djalli mos të na marrin…

Paksa kacafytem dhe me egoizmin tim dhe ja kështu m’u mbushet mendja dhe po e dërgoj këtë shkrim që thura, paj për publik(im)..

Më Shumë

SHMP “Lasgush Poradeci” shënoi Ditën e Shkollës

Shkolla e Mesme Profesionale “Lasgush Poradeci” në Kijevë organizoi sot një manifestim festiv me rastin e Ditës së Shkollës, ku mori pjesë edhe Kryetari...

Haxhi Shala deklarohet fajtor

Haxhi Shala të hënën në Hagë ndryshoi deklarimin rreth fajësisë, ai tani pranoi fajësinë sipas marrëveshjes që ka arritur me Prokurorinë. “Unë nuk kam qenë...

Lajmet e Fundit