10.3 C
Prizren
E shtunë, 11 Prill, 2026

Përfundojnë punimet në Xhaminë e Muderiz Ali Efendiut në Prizren

Në vijimësinë e punëve restauruese-konservuese, të cilat po zhvillohen nga Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, sot kanë përfunduar punimet në Xhaminë e Myderiz Ali Efendiut në Prizren.

Xhamia Myderiz Ali Efendiut është me rëndësi të veçantë nacionale e kombëtare.

Objekti përmban vlerat kulturo-historike të arkitekturës fetare (sakrale) të vendit. Këto lloje objektesh janë pasqyrë e një periudhe të caktuar të historisë ku dëshmohet mënyra e organizimit të jetës sociale-fetare dhe arsimore të shoqërisë sonë. Po ashtu ky objekt është njëri nga të paktat që krahas funksionit parësor që ishte kryerja e riteve fetare, ka funksionuar edhe si shkollë fillore dhe mesme ku janë shkolluar brezat e reja kur kemi parasysh nivelin shumë të lartë të analfabetizmit dhe faktin se ishte shek XVI.

Objekti gjendet në mes të kishës katolike Zonja ndihmëtare dhe xhamisë së Iliaz Kukës. Xhamia kufizohet me tre rrugica duke formuar një obor në formë trekëndëshe me mure prej guri.  Xhamia pëson dëme të mëdha nga zjarri i vitit 1975,kështu që restaurimi dhe rekonstruimi i tij zgjat deri në vitin 1981.

Gjatë kohës në xhami janë bërë edhe disa renovime tjera jo profesionale gjë që kanë minimizuar vlerën origjinale të sajë.

Ky projekt po implemntohet në kuadër të zbatimit të Memorandumit të Mirëkuptimit në mes për ndërhyrje restauruese – konservuese në Qendrën Historike të Prizrenit.

Qëllimi i këtij Memorandumi të  Mirëkuptimit është përmbushja e objektivit të përgjithshëm për ndërhyrje konsoliduese emergjente për shpëtim dhe rehabilitim në asetet e trashëgimisë kulturore në Qendrën Historike të Prizrenit, thuhet në njoftimin e QRTK-së në Prizren.

Më Shumë

Bashkimi dominon Pejën: 6 ndeshje, 6 fitore për portokallezinjtë

Bashkimi ka vazhduar dominimin e plotë ndaj Pejës në këtë edicion të ProCredit Superligës, duke regjistruar edhe fitoren e gjashtë në po aq përballje...

Albulena Haxhiu: Don Kelmend Spaqi, meshtar dhe patriot që i shërbeu njerëzimit në kohët më të vështira

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka mbajtur fjalë rasti në meshën kushtuar Don Kelmend Spaqi, duke e vlerësuar lart figurën...

Lajmet e Fundit