0.8 C
Prizren
E martë, 4 Shkurt, 2025

Prizreni zë vendin e parë për kurorëzime

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar raportin “Statistikat e kurorëzimeve në Kosovë” për vitin 2016. Bazë e këtyre të dhënave janë të dhënat administrative të marra nga zyrat e gjendjes civile në Kosovë.

Kështu, në vitin 2016 janë grumbulluar gjithsej 17 mijë e 410 fleta statistikore për kurorezime DEM-3.

“Këto të dhëna tregojnë se në Kosovë, në vitin 2016, janë kurorëzuar 16 mijë e 51 çifte bashkëshortore, kurse jashtë Kosovës janë kurorëzuar 1 mijë e 359 çifte bashkëshortore. Përkatësia etnike e femrave dhe meshkujve të kurorëzuara është: shqiptare (femra me 92.2 për qind dhe meshkuj me 95.7 për qind); serbe (femra me 0.9 për qind dhe meshkuj me 0.9 për qind); turke (femra me 0.4 për qind dhe meshkuj me 0.5 për qind); boshnjake (femra me 1.2 për qind dhe meshkuj me 1.2 për qind); rome, ashkalike dhe egjiptiane (femra me 1.2 për qind dhe meshkuj me 1.2 për qind); kurse me përkatësi tjeter janë (femra me 4.2 për qind dhe meshkuj 0.6 për qind)”, thuhet në raportin e ASK-së.

Ndërkaq, sa i përket moshës mesatare të të martuarve sipas ASK-së, mosha mesatare e të martuarve ishte 29.8 vjeçare.

“Prej tyre mosha mesatare e meshkujve ishte 31.6 vjeç, ndërsa mosha mesatare e femrave 28.1 vjeçare. Kurorëzimet sipas grup moshave, dominojnë femrat e moshës 20-24 vjeç me 5 238 raste ose 32.6 për qind, ndërsa tek meshkujt dominon mosha 25-29 vjeçare me 4 877, ose 30.4 për qind. Komuna e Prizrenit zë vendin e parë në Kosovë me 1 mijë e 486 kurorëzime, ose 8.5 për qind, pastaj vjen Prishtina me 1 372 kurorëzime, ose 7.9 për qind. Ndërsa, në vendin e tretë është Ferizaj me 995 kurorëzime, ose 5.7 për qind etj. Sipas përgatitjes shkollore, dominojnë femrat dhe meshkujt me shkollë të mesme. Numri i femrave të kësaj kategorie është 10 037, ose 62.5 për qind, dhe e meshkujve 11 476, ose 71.5 për qind”, thuhet në raportin e ASK-së.

Më Shumë

Gazetari i njohur flet për “zhdukjen” e Xhenetës pas “Big Brother”

Gazetari Redjon Shtylla ka folur për zhdukjen e Xhenetës që nga dalja e saj nga Big Brother VIP Kosova 3. Në emisionin Weekend të Klan...

Me ftesë të Ushtrisë Amerikane, FSK në ushtrimin ‘Combined Resolve 25’

Me ftesë të Ushtrisë Amerikane një kontingjent i Forcës së Sigurisë së Kosovës po merr pjesë në ushtrimin ndërkombëtar "Combined Resolve 25", i cili...

Lajmet e Fundit