3.3 C
Prizren
E martë, 4 Shkurt, 2025

Një mijë vizitorë në ditë ngjiten në Kalanë e Prizrenit

Në kuadër të zbatimit të aktiviteteve konservuese – restauruese për vitin 2017, sipas arkitektit Shafi Gashi, në Kalanë e Prizrenit janë duke ardhur në përfundim punimet arkeologjike që lidhen nga koha e Bronzit të hershëm e deri në vitin 1913, kur definitvisht braktiset kjo kala, por e dëmtuar shumë nga luftërat botërore e ballkanike.

Ai është shprehur për “Kosova Sot”: “Tashmë kemi e një reduktim të linjave buxhetore të Ambasadës Amerikane dhe presim që mos të kemi reduktime të reja në këtë kala, për të pasur mundësi të hapim një ekspozitë me të gjithë eksponatet e kohës që nga koha e bronzit të hershëm deri në vitin 1913, ku ka një mori artefaktesh shumë të rëndë- sishme”.

Gashi është shprehur se shpreson se eksponatet të hapen sivjet. Me këtë rast ofron një shifër tepër të lakmueshme për numrin e vizitorëve që i bëjnë këtij monumenti më të rëndësishëm që ka Prizreni, duke thënë se atë e vizitojnë rreth 1 mijë vizitorë në ditë. Shton se ka ditë kur ka më pak, por ka ditë që ka deri në 4 mijë vizitorë.

Teleferiku në procedurën e vlerësimit

Gashi thekson se pas intervenimeve vështirë se do të përballohet numri i madh i vizitorëve që pritet ta vizitojnë këtë kala. Shton se Kalaja është monumenti më i vizituar në Kosovë. Gashi shprehet se nëse për në kala rregullohet edhe teleferiku kjo do ta shtojë numrin e vizitorëve edhe të grupmoshave të ndryshme. Lidhur me këtë, drejtori i Urbanizmit në Prizren,

Visar Islamaj, tregon se çështja e teleferikut është në procedurën e vlerësimit dhe se pas kryerjes se vlerësimit zyra e prokurimit do të bëjmë shpalljen e konsorciumit, i cili do ta bëjë realizimin e këtij projekti të rëndësishëm për komunën e Prizrenit dhe vizitorët që e vizitojnë. Zbatimi i punimeve në këto monumente bëhet nga ana e Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren dhe me donacionet e Ambasadës Amerikane dhe sipas projekteve dhe planeve teknike të miratuara nga Komisioni për Vlerësimin e Projekteve restauruese – konservuese në kuadër të Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve.

Këtë qytet e dallon përveç kalasë edhe lagjja e njohur e nënklasë. Pas lufte në rrethana të ditura u dogj lagjja e qytetit “Nënkala”, e cila atëbotë ishte e banuar kryesisht me serbë vendorë që në Prizren patën shkaktuar edhe dëme të mëdha. Megjithatë, ajo konsiderohej njëra ndër lagjet më të bukura të Prizrenit dhe për shkak të konfiguracionit më shumë i ngjante qytetit të Beratit. Shih për këtë, Komuna e Prizrenit, duke dashur që këtë pjesë të bukur të Prizrenit ta rikthejnë edhe një herë, ka bërë disa nga projekte, por lartësia e mjeteve që iu është dashur nuk ka pasur mundësi të fillojnë diçka konkrete, por falë disa privatëve dhe Ambasadës së Britanisë së Madhe është ndihmuar rikthimi i atyre që kanë jetuar në këtë lagje për të ndërtuar disa shtëpi. Për këtë qëllim janë dhënë leje për 20 shtëpi nga Drejtoria për urbanizëm.

Disa leje ndërtimi janë lëshuar për lagjen

Shoqëria civile, pastaj partitë opozitare në Prizren, lidhur me këtë lagje shpesh kanë ngritur zërin e tyre. Shumica e këtyre trojeve tashmë dihet se janë blerë nga të tjerë pronarë. Drejtori i Urbanizmit në Prizren, Visar Islamaj, pohon se dëmtimi i kësaj lagje ka ardhur para se ata të marrin pushtetin në Prizren.

“Deri më tani kemi lëshuar një numër lejesh për ndërtime. Jemi duke punuar që me institucione ndërkombëtare kësaj lagje t’ia kthejmë pamjen e dikurshme, bile ndoshta edhe më të mirë. Në këtë drejtim edhe kemi bërë diçka”, shprehet ai. Premton se kësaj lagje jo vetëm që do t’i kthehet pamja e dikurshme, por do të jetë edhe më e bukuar. Ata që kanë blerë prona këtu nuk dëshirojnë të flasin, kurse disa serbë të rikthyer thonë se presin të ndërtohet kjo lagje.

(Kosova Sot)

Më Shumë

Vdes nëna e Shyhrete Behlulit, këngëtarja vjen me postim prekës

Këngëtarja Shyhrete Behluli është në zi sot. Ajo sapo ka dhënë lajmin për vdekjen e nënës. Këngëtarja ka shkruar se varrimi i nënës së saj...

Mallkim nëne

Fatmir MEHMETI (1998) Dridhuni, lugetër të dreqit, çirruni, ju, o qafëthyer, gojëzdralë e të përlyer, do t`ju nëmë toka në mbetshi! Mos thyej dyer, o kusar, derr i nkequr, hije e përdrequr, bimesë...

Lajmet e Fundit