14 C
Prizren
E enjte, 16 Prill, 2026

Spitali i Prizrenit dhe Murska Subotës, takim për bashkëpunim

Drejtori i Spitalit tw Prizrenit, Afrim Avdasj, ka pritur në takim drejtorin e Spitalit të Përgjithshëm të Murska Subotës nga Sllovenia, Bojan Korosec, drejtorin mjekësor të këtij spitali, Daniel Grobar, si dhe udhëheqësit e projektit KSV/017 dr. Afërdita Ademi – Osmani dhe dr. Dorjan Marusic.
Në takim është biseduar për gjetjen e mundësive dhe mënyrave të bashkëpunimit në mes spitalit të Prizrenit dhe spitaleve të Sllovenisë, që parashihen edhe në Planin Strategjik 2017-2021.

Avdaj, ka prezantuar punën, rezultatet, angazhimin dhe zbatimin e objektivave të përcaktuara në Planin Strategjik 2017-2021, i cili përqendrohet në përmirësimin e cilësisë dhe sigurisë së ofrimit të shërbimeve shëndetësore për të mirën e popullatës.

Drejtori i Spitalit të Murska Subotës, Bojan Korosec, para strukturave udhëheqëse të spitalit, shefave dhe kryeinfermierëve të reparteve ka prezentuar punën që kryhet në spitalin e Murska Subotës, gjegjësisht historinë, anën organizative dhe anën menaxheriale.

Drejtori mjekësor i spitalit përgjithshëm të Murska Subotës, Daniel Grobar, ka mbajtur një ligjërate për punën, përvojat dhe plotësimin e kritereve profesionale që kanë rezultuar me licencimin ndërkombëtar të spitalit të përgjithshëm të Murska Subotës.

Afërdita Adema- Osmani ka prezantuar projektiv KSV/017, gjegjësisht fazën e dytë që parasheh mbështetjen për spitalin e Prizrenit dhe të Gjilanit.

Udhëheqës të spitalit të Murska Subotës kanë vizituar edhe disa reparte të spitalit, ku nga afër janë njoftuar me punën dhe shërbimet që ofrohen për pacientë./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Bashkimi e mbyll me fitore sezonin e rregullt

Bashkimi e ka përfunduar me fitore sezonin e rregullt në Superliga e Kosovës në basketboll, duke mposhtur Borën me rezultat 96:70, raporton PrizrenPress. Në një...

Vetaksident në Prevallë, humb jetën një shtetas amerikan

Një shtetas amerikan e ka humbur jetën sot rreth orës 17:00 në Prevallë, pas një vetaksidenti. Rastin  e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënës i policisë...

Lajmet e Fundit