0.8 C
Prizren
E martë, 4 Shkurt, 2025

Kadri Veseli shpërfilli propozimet e PDK-së në Prizren

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, nuk ka përfillur propozimet e këtij subjekti politik në Prizren. Ai, ka shpallur sot Shaqir Totajn, kandidat për kryetar të Prizrenit.

Totaj, nuk ishte propozuar nga Dega e Partisë. Caktimi i tij është bërë direkt nga Veseli.

“Me vullnetin e qytetarëve të Prizrenit Shaqir Totaj do të jetë kryetar i ardhshëm i Prizrenit”, tha Veseli.

Ai, është shprehur i bindur se Totaj do të fitojë me 22 tetor.

“Me modestinë që e karakterizon këtë qytet dhe me përkushtimin e përbashkët jam i bindur se do të arrijmë fitore me 22 tetor. Fitore që do të jetë fitore e qytetarëve të Prizrenit, fitore për ta shndërruar këtë perlë në vend me të cilin do të jemi krenar”, u shpreh Veseli.

Kryetari i Degës së PDK-së në Prizren, Minir Krasniqi, ndërkaq ditë më parë tha se katër emra janë propozuar për kandidat të Prizrenit.

“Janë tre apo katër emra në garën e ngushtë, janë anëtarë të kryesisë dhe figura të rëndësishme të partisë. Jemi duke biseduar dhe nuk ka asgjë definitive, nuk kemi vendim final”, pati deklaruar Krasniqi,duke mos i zbuluar emrat e tyre.

Burimet e sigurta të “PrizrenPress”, tregojnë se në mesin e emrave të propozuar nga Dega e PDK-së në Prizren, nuk ka qenë kandidati për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj.

“Jo, nuk ka qenë Shaqir Totaj i propozuar nga Dega e PDK-së në Prizren”, tregon me kusht anonimiteti një zyrtar i lart i partisë në Prishtinë.

Sipas tij, Kadri Veseli ishte përcaktuar më herët për Totajn.

Muajin e kaluar “PrizrenPress”, pati shkruar se Veseli, është përcaktuar për Totajn, që të jetë kandidat për kryetar të Prizrenit.

“Kur është publikuar lajmi muajin e kaluar që Totaj, do të jetë kandidat për kryetar të Prizrenit, Dega nuk ka pas dërguar ende emrat në Prishtinë”, tregon burimi brenda këtij subjekti politik.

Kryesia e PDK-së në Prizren, ishte kundër kandidimit të Shaqir Totajt, për kryetar të Prizrenit. Caktimi i tij, është bërë direkt nga Veseli.

“Kryetari(Veseli) ishte përcaktuar për Totajn, pavarësisht propozimeve të PDK-së në Prizren”.

“ Pavarësisht këtyre zhvillimeve, Kryesia e PDK-së në Prizren, është pajtuar që të mbështesin Totajn në këtë garë”.

Ndërkaq, Shaqir Tota, falënderon strukturën, lidershipin dhe në veçanti kryetarin e PDK-së që morën guximin dhe vizionin që kandidat ta zgjedhin një person që ka qenë jashtë politikës.

”Besoj me një përkrahje të gjerë, Së bashku do të ia dalim. Jam optimist. Jam i vetëdijshëm që do të jetë një sfidë por edhe një mundësi për hapje të perspektivave të reja”, tha Totaj.

Shaqir Totaj, është njëri prej themeluesve të Administratës Tatimore në Prizren, duke u vlerësuar me disa çmime për angazhim në punë. Në vitet 2009-2010 ai ka kryer një specializim në Amerikë me mbështetjen e Ambasadës Amerikane. Po ashtu, nga viti 2011 është Kryetar i Klubit të Basketbollit Bashkimi në Prizren. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Policia i shqipton mbi 1 mijë e 700 tiketa trafiku për 24-orë

Policia e Kosovës në 24-orët e fundit ka shqiptuar 1 mijë e 779 tiketa trafiku. Në raportin e policisë thuhet se kanë ndodhur 38 aksidente,...

Trepça siguron finalen e Kupës, në ndeshjen e tensionuar

Në një ndeshje të tensionuar, me ndërprerje, hedhje të gjësendeve nga shikuesit e përplasje ndërmjet lojtarëve, Trepça ka siguruar finalen e Kupës së Kosovës...

Lajmet e Fundit