11.6 C
Prizren
E mërkurë, 11 Mars, 2026

Eqrem Kryeziu porosi Mustafës: Shoku Isë, mos u pensiono pa dal LDK e pesta!

Ish nënkryetari i parë i LDK-së, Eqrem Kryeziu i ka komentuar proceset e fundit të LDK-së në skenën politike.

Afrimin e LDK-së me Vetëvendosjen, Kryeziu e quan si dekadencë të pandalshme të dobësimit të ish partisë së tij.

“Lidhja Demokratike e Kosovës si forcë politike në dekadencë të pandalshme ështe atraktive si burim i anëtarësisë për forcat e tjera politike. Është rasi i mirë për të tjerët, “Mors tua-vite mea” që do të thotë në shqip, vdekja jote, jeta ime” ka thënë Kryeziu.

Ish kryetari i Prizrenit mendon se Isa Mustafa është ai që e ka sjellur LDK-në në këtë situatë. I pyetur se kush mund të jetë pasuesi ideal i Mustafës, Kryeziu e ka një përgjigje.

“Dekadenca e LDK-së është meritë e Mustafës. Është përgjegjësi e tij tani të gjejë një pasardhës për partinë” ka thënë Eqa për Indeksonline. Ish njeriu i fuqishëm i LDK-së dikur e ka edhe një porosi për fund për liderin aktual, Isa Mustafa.

“Shoku Isë nuk është mirë të pensionohet derisa ta sjellë partinë në vendin e pestë. Si forcë e pestë e jep kryeministrin dhe natyrisht kush tjetër do të mund të jetë kandidat? I pashmangshmi Isa Mustafa” ka thënë Eqrem Kryeziu./indeksonline/

Më Shumë

Vushtrria fiton derbin e madh ndaj Lirisë në Prizren

Në një ndeshje që mbajti stadiumin “Përparim Thaçi” në tension të vazhdueshëm, Vushtrria arriti të fitojë derbin ndaj Lirisë me rezultatin 1-0. Golin e vetëm...

Donacion nga diaspora për shkollën “17 Shkurti” në Shirokë

Një mërgimtar nga fshati Leshan i Komunës së Suharekës ka dhuruar një donacion në vlerë prej 2 mijë euro për përmirësimin e kushteve në...

Lajmet e Fundit