15.8 C
Prizren
E martë, 13 Maj, 2025

Drita Millaku kërkon që të hetohet uzurpimi i pronës së Hekurudhës

Ish-kuvendarja e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren, Drita Millaku, kërkon nga organet e drejtësisë që t’i zgjerojnë hetimet për uzurpimimin që kanë ndodhur në këtë qytet.

Ajo, thotë se në mesin e shumë uzurpimeve që kanë ndodhur deri më tash është edhe hapësira e pronës së Hekurudhës.

“Kërkoj nga organet e hetuesisë që të marren edhe me këtë rast”.

Millaku, e cila në zgjedhjet e qershorit është zgjedhur deputete e Kuvendit të Kosovës, tregon se si kuvendare ka parashtruar pyetje rreth uzurpimit të pronës së Hekurudhës.

“Përgjigjeje nuk kam marrë asnjëherë”.

Departamenti për Krime të Rënda në Prokurorinë Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë ndaj Bujar Hasanit dhe personit me inicialet E.B. për veprat penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar, si dhe uzurpimit të paligjshëm të pronës së paluajtshme.
Sipas aktakuzës i pandehuri Bujar Hasani nga data 10.09.2016 e deri më tani në Prizren, në cilësinë e personit zyrtar, përkatësisht drejtor i Drejtorisë së Inspekcionit në Komunën e Prizrenit, duke e shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, me dashje nuk i ka përmbushur detyrat e tij zyrtare të përcaktuara me ligj, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete, duke mos ndërmarrë masat e duhura në pajtim me autorizimet e tij ligjore për largimin e aneks-konstruktit metalik të vendosur si vazhdimësi e lokalit, pronar i së cilës është vet i akuzuari, e cila gjendet në zonën e mbrojtur të qytetit. Me këtë i pandehuri ka uzurpuar në mënyrë të kundërligjshme pronën e paluajtshme të Komunës së Prizrenit në Zonën e Mbrojtur të Qytetit.

Hasani, akuzohet se ka kryer veprat penale: Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe Uzurpim i paligjshëm i pronës së paluajtshme.

Deputetja Drita Millaku tregon ndërkaq se për këtë rast ka folur në Kuvendin e Prizrenit.

“Besoj që këto raste janë shembulli më i mirë se me çfarë personash është udhëhequr deri më tani komuna jonë”,shprehet Millaku.

Ajo, beson se shumë shpejt do të ngritët aktakuzë edhe për rastin e Hekurudhës./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Sulmohet zyrtari policor në Rahovec

Një mashkull kosovar është arrestuar pasditen e djeshme në Rahovec, për veprën sulm ndaj personit zyrtar. I njëjti sipas raportit, ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor,...

Rasti i vdekjes së 24-vjeçarit, arrestohen tre persona në Prizren

Tre persona kanë përfunduar në prangat e Policisë pas rastit të vdekjes së dyshimtë, mbrëmë në Prizren, ku humbi jetën një 24-vjeçar. Kliko videon:https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/694715393046470 Klankosova.tv merr...

Lajmet e Fundit