14.9 C
Prizren
E hënë, 27 Prill, 2026

Në Prizren, mbrëmje bamirësie për Manolja Kabashin

Aktivistë dhe qytetarë të Prizrenit organizojnë mbrëmjen e bamirësisë për Manolja Kabashin, vajzën 22 vjeçare nga Prizreni e cila aktualisht është duke u trajtuar për leukemi në një spital në Stamboll të Turqisë.

Mbrëmja e bamirësisë mbahet më 9 Shtator 2017 dhe fillon në orën 19.00, në Kinemanë Lumbardhi në Prizren.

“Kjo mbrëmje përkrahet zyrtarisht nga dy shoqatat e afaritstëve të Prizrenit, derisa platforma mediale kallxo.com do të ofrojë mbulesën mediale. Përkrahëse të këtij organizimi janë edhe ndërmarrjet shërbyese hoteliere të qytetit, kafeteritë dhe depot e pijeve”, thuhet në njoftimin e grupit organizues, përcjell PrizrenPress.

“Gjatë mbrëmjes së bamirësisë do të performojnë dy bende muzikore, Kuarteti Pentagram dhe Jericho. Ndërsa në fillim të mbrëmjes do të organizohet edhe audicioni me piktura dhe fotografi të dhuruara nga piktorë dhe fotografë të njohur të Kosovës. Mbrëmja do të jetë e hapur për publikun, ndërsa për pjesën e audicionit ne kemi ftuar personalitete nga komuniteti afarist, partitë politike, institucionet publike, përfaqësitë diplomatike, organizatat e shoqërisë civile, akademia dhe media”.

“E gjithë mbrëmja do të transmetohet drejtpërdrejtë në platformën mediale kallxo.com, ndërsa të gjitha mjetet e tubuara do t’i dhurohen familjes së Manolja Kabashit për t’i mbular shpenzimet e shërimit”. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Drita rikthehet në Superligë

Drita është rikthyer në ProCredit Superligë, pas fitores në serinë finale ndaj Proton Cable Prizrenit, duke triumfuar në të dyja ndeshjet dhe duke siguruar...

Spitali i Prizrenit pranon donacion nga kontingjenti italian i KFOR-it

Spitali i Përgjithshëm Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren ka pranuar një donacion të ri nga kontingjenti italian i misionit KFOR,...

Lajmet e Fundit