Në Prizren gjenden mbetje mortore nga lufta e fundit

Mbetjet mortore të dy personave, që dyshohen të jenë vrarë në luftën e fundit, janë gjetur në Prizren.

Lajmin për KTV-në e ka konfirmuar kryetari i Komisionit për persona të pagjetur, Prenk Gjetaj.

Eshtrat janë nxjerrë nga lokacioni i varrezave të qytetit të Prizrenit, ku edhe më herët janë hasur eshtra të të zhdukurve nga lufta e fundit.

“Ekipet profesionale kanë nxjerrë dy trupa me veshmbathje dhe tani vazhdojnë procedurat për ekzaminimin e tyre”, ka thënë Gjetaj.

Për herë të fundit, në mars të këtij viti në lokacionin e njëjtë, ishin gjetur gjithashtu trupat e dy personave që konsideroheshin të zhdukur, derisa Gjetaj, ka thënë se tani për tani, nuk do të vazhdohet me gërmime në këtë vend, por në lokacione të tjera të dyshuara për varreza masive.

Më Shumë

Arrestohet 27-vjeçari i dyshuar për vjedhje të rëndë në Suharekë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “vjedhje e rëndë”, pas një operacioni hetimor disa ditor në Suharekë. Sipas njoftimit...

Komiteti për Komunitete në Prizren trajton mundësitë për të rinjtë në FSK

Në Komunën e Prizrenit është mbajtur mbledhja e rregullt e Komitetit për Komunitete, e udhëhequr nga kryesuesja Sevilay Igci Hapçi. Në takim morën pjesë anëtarët...

Lajmet e Fundit