Quni: Heshtja e vrasjeve me motive politike është tregues i pazotësisë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Anton Quni, ka thënë se heshtja për dy dekada e organeve të autorizuara në rastet e vrasjeve me motive politike është tregues i pazotësisë, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri.

Në një intervistë dhënë për gazetën Bota Sot, ai bënë të ditur se një qeveri e përbërë nga mbi njëzet parti me programe, ideologji dhe interesa të ndryshme, sipas tij është jo funksionale dhe e pa dobishme.

Tutje ai ka treguar se, “unë deri më tani nuk jam kontaktuar nga asnjë gjykatë që të deklarohem apo të dëshmojë. Nëse kjo ndodh, me dinjitet do ta mbrojë luftën e UÇK-së me të gjitha vlerat e saj”.

Më Shumë

Rrokulliset kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një kamion i ngarkuar me zhavorr është vetaksidentuar sot, rreth orës 09:20, në autostradën “Ibrahim Rugova”, në drejtimin Malishevë–Prishtinë, në kilometrin 58. Lajmin për Telegrafin...

Oborret e shkollave në Dragash kthehen në parkingje falas gjatë verës

Komuna e Dragashit ka marrë vendim që oborret e të gjitha shkollave në territorin e komunës të shfrytëzohen si parkingje pa pagesë gjatë sezonit...

Lajmet e Fundit