11.8 C
Prizren
E shtunë, 21 Mars, 2026

Zafir Berisha: Rivalët po i mashtrojnë qytetarët e Prizrenit

Kandidati i Nismës për kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha, fushatën zgjedhore e ka vazhduar në fshatin Dobrusht.

Ai, në këtë fshat para të pranishmëve, u zotua se do të angazhohet me gjithë qenien e tij, për të qenë në shërbim të qytetarëve, veçanërisht të gjeneratave të reja.

Zhvillimi ekonomik do të jetë prioritet mbi prioritete në qeverisjen katërvjeçare, si synim që përmes krijimit të mundësive për investitor, të krijohen vende pune dhe rrjedhimisht të ngritet mirëqenia qytetare në përgjithësi”, tha Berisha .

Ai foli edhe për rivalet e tij politik.

“Me projekte megalomane dhe mashtruese, po vazhdojnë të mashtrojnë qytetarët, derisa në anën tjetër qytetarët e Prizrenit e dinë fare mirë se çfarë dëmesh ka sjellë koalicioni qeverisës në Prizren”.

“ Ata, tashmë duke e ndjerë humbjen e tyre, kanë keqpërdorë madje edhe festën nacionale të boshnjakëve, për qëllime elektorale në dobi të tyre, gjë e cila bie ndesh me të gjitha rregullat e një fushate normale elektorale”.

Më Shumë

Lirohet Gjesti

Reperi Besart Kelmendi, Gjesti, është liruar nga paraburgimi. Lajmin e ka bërë të ditur për Nacionalen avokati i tij Artan Qerkini. Gjesti ishte ndaluar për tri...

Ndalohet për 48 orë shoferi i veturës që goditi për vdekje 34 vjeçarin në Prizren

Një 34-vjeçar është goditur për vdekje nga një veturë në Prizren. Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit ka bërë të...

Lajmet e Fundit