Messi tejkalon Ronaldon në Evropë

Ylli i Barcelonës, Leo Messi tashmë ka arritur në kuotën e 100 golave në garat Evropiane, prej tyre 97 në Ligën e Kampionëve dhe tri në Superkupën e Evropës.

Më shumë gola se Messi në Evropë ka vetëm Cristiano Ronaldo, i cili në total ka shënuar 113 gola.

Por, sipas të përditshmes sportive katallane, Mundo Deportivo, Messi ka tejkaluar Ronaldon.

“Messit i janë dashur 122 ndeshje për të arritur 100 gola, kurse Ronaldo i janë nevojitur 143 ndeshje për të shënuar 100 gola”, shkruan Mundo Deportivo.

Më Shumë

Vidhen dy vetura në Prizren

Në Prizren janë raportuar dy raste të vjedhjes së veturave në lokacione të ndryshme, të cilat janë duke u hetuar nga organet kompetente. Rasti i...

Rahoveci mban takimin e parë publik për raportin 6-mujor të vitit 2026

Sot është mbajtur takimi i parë publik me qytetarët për punën në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026, në përputhje me Ligjin për Vetëqeverisje...

Lajmet e Fundit