14.4 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026

Blerim Çoçaj: Ja pse humbi Hatim Baxhaku

Gazetari Blerim Çoçaj, ka numëruar disa nga faktorët që kanë ndikuar në humbjen e kandidatit të LDK-së për kryetar të Prizrenit, Hatim Baxhku

Ai, në llogarinë e tij, “Facebook”, shkruan se faktori kryesor i humbjes së LDK-së në Prizren, ishte vet Hatim Baxhaku.
“Ai, nuk performoi mirë gjatë shpalosjes së programit në fushatën zgjedhore. Ishte tepër i paartikulueshëm!”, vlerëson Çoçaj

Postimi i plotë në “Facebook”

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Hatim Baxhaku, nuk arriti të fitojë në zgjedhjet e 22 tetorit. Janë shumë faktorë që kanë ndikuar në humbjen e tij.

Faktori kryesor i humbjes së LDK-së në Prizren, ishte vet Hatim Baxhaku!

Ai, nuk performoi mirë gjatë shpalosjes së programit në fushatën zgjedhore.

Ishte tepër i paartikulueshëm!

Nuk kishte informacionin as më të vogël se cfarë kishte ndodhur gjatë këtyre viteve në Prizren.

Ishte i paartikulueshëm edhe në zbërthimin e programit të tij, për të ardhmën e Prizrenit.

Duke akuzuar kundërkandidatët, shpeshherë është vetëngulë!

Personalisht mendoj se, do të ishte normale që një mjek të mos ketë informacione për zhvillimet në qytetin ku jeton, por për një ish-deputet të Kuvendit të Kosovës, kjo është e pafalshme.

Mbase mungesa e informacionit për gjendjen e krijuar nga Qeveria e Mujës në Prizren, dhe mungesa e kontaktit me hallet e qytetarëve, ka rezultuar që Baxhaku të mos flasë asnjëherë në Kuvendin e Kosovës. Por, kjo është një kapitull tjetër.

Baxhaku, besoj se tashmë e ka kuptuar se puna e mirë dhe profesionale e mjekut, nuk sjellë vota.

As mosvotimi i Hashim Thaçit për President nuk sjell vota.

As mosvotimi i Demarkacionit nuk sjellë vota.

Personalisht, tri veprimet e numëruar i kam vlerësuar dhe i vlerësoj.

Faktori tjetër që ka ndikuar në humbjen e Baxhakut dhe LDK-së në Prizren, ka qenë lista zgjedhore. Pa dashur të hyjë me emra, në këtë listë, ka pas kandidat që, nuk e kanë ditur se për cilën parti po garon!

LDK-ja në Prizren, për dhjetë vjet të opozitës, gjithë kohën ka qëndruar në gjirin e Ramadan Mujës. Madje, ky subjekt politik, ka qenë shpëtimtare e Qeverisë së Mujës, sa herë që ka pasur përcarje brenda PDK-së në Prizren.

S’po flasë për përfitime!

Baxhaku, mund të mos ketë pasur informacione për “opozitarizmin” e partisë së tij, por jo edhe qytetarët.Sot, çdo qytetar, falë teknologjisë, është i informuar për çdo gjë që ndodhë jo vetëm në Prizren.Çuditem qysh Baxhaku, u futë në garë për të pastruar Komunën, pa e pastruar oborrin e vetë!

E thashë në fillim që numri i faktorëve që kanë ndikuar në humbjen e Hatim Baxhakut dhe LDK-së në Prizren, nuk është i vogël.

Prandaj, mundësia për të eliminuar faktorët që shkaktuan humbjen e katërt të LDK-së në këtë qytet, është shumë e kufizuar.
Drita e zgjidhjes së problemeve të LDK-së në Prizren, shihet vetëm në fund të tunelit!
Të gjithë nuk janë humbës !

P.s. Në vijim pse humbi Zafir Berisha

 

Më Shumë

Marca: Lotët e një “luftëtari”

Fitorja e Mallorcas kundër Real Madridit nuk do të mbahet mend vetëm për rezultatin, por edhe për mënyrën se si ndodhi, shkruan Marca. Sulmuesi kosovar...

Angazhohen asistentë të rinj për nxënësit me nevoja të veçanta në Suharekë

Drejtoria e Arsimit në Suharekë ka angazhuar asistentë të rinj në institucionet edukativo-arsimore të komunës, të cilët do të ofrojnë mbështetje për nxënësit me...

Lajmet e Fundit