14.4 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026

Sherifi: Në asnjë rast nuk hyjmë në koalicion me PDK-në në Prizren

Deputeti i NSIMA-s, Bilall Sherifi ka vlerësuar rezultatin e kësaj partie në zgjedhjet komunale brenda pritshmërive, duke theksuar arritjen në pjesëmarrjen në asambletë komunale në të gjitha komunat ku kanë garuar.

Sherifi ka veçuar Drenasin, komunë e cila ka treguar rezultat jashtë pritjeve të NISMA-s, përderisa tha se do të qëndrojnë të fokusuar në balotazhin në Malishevë.

Në lidhje me komunën e Prizrenit, Sherifi ka thënë që prezenca e Vetëvendosjes ka luajtur rol, ngaqë paraprakisht Zafir Berisha ishte i vetmi kundërshtar i PDK-së në këtë komunë.

“Zafir Berisha ka qenë zëri i vetëm kundërshtues në Prizren, ndërsa në këto zgjedhje kemi pas Vetëvendosjen dhe Nismën. Po të mos kishte qenë VV-ja, ai do të kishte më shumë vota”

“Aktualisht qëndrimi për Prizren është që të qëndrojmë neutral por në asnjë rast nuk do te hyjmë në koalicion me PDK-në. Votuesi do të vendos se cilin kandidat do të zgjedh” ka thënë Bilall Sherifi në një intervistë në Klan Kosova.

Më Shumë

Kryetarja Emra: Gjykata e Prizrenit nuk ka pasur kapacitet për 109 të ndaluarit për keqpërdorim të votave

Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prizren, Shpresa Emra, në një intervistë në “Tempus” foli edhe për aksionin ndaj të dyshuarve për keqpërdorim me vota,...

Policia shqipton mbi 2 mijë e 500 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2542 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve të fundit. Në 24 orët e fundit janë raportuar 31 aksidente...

Lajmet e Fundit