Ronaldo ka gjetur zëvendësimin e Bale

Cristiano Ronaldo është gati për largimin e Gareth Bale nga Real Madrid, dhe dëshiron të riun Gonçalo Guedes ta zëvendësojë atë, sipas Don Balon,

Ronaldo është lodhur nga problemet e vazhdueshme me lëndime që ka Bale, dhe raportohet t’i ketë thënë presidentit Florentino Perez që ai duhet ta shesë Bale dhe të shikojë për zëvendësime.

Dhe një nga zgjedhjet e portugezit është Guedes, një tjetër portugez që luan si huazim te Valencia nga Paris Saint-Germain.

Guedes dhe Ronaldo po ashtu ndajnë të njëjtin agjent, Jorge Mendes.

Më Shumë

Arrestohet një person në Malishevë për dhunë në familje, ishte në gjendje të dehur

Një person është arrestuar në Malishevë nën dyshimin për ushtrim të dhunës në familje. Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 5 qershor 2026,...

Në Savrovë përkujtohen dëshmorët dhe martirët e lirisë

Në fshatin Savrovë të Suharekës është mbajtur një ceremoni përkujtimore në nderim të bijve dhe bijave të rënë për lirinë e vendit. Në këtë aktivitet,...

Lajmet e Fundit