Vehapi nuk përjashton mundësinë e bashkëpunimit me LDK dhe partitë tjera

Kandidati i PDK-së për kryetar të Rahovecit, Idriz Vehapi ka treguar nëse deri më tani ka biseduar me përfaqësues të partive të tjera për mundësinë e bashkëpunimit në garën e balotazhit ku do të përballet në balotazh me kandidatin e AAK’së, Smajl Latifi, shkruan Periskopi.

Në një intervistë në “Debat D” në Tv Dukagjini, Vehapi tha se janë të hapur të bisedojnë me të gjitha subjektet politike dhe se nuk kanë ‘vija të kuqe’ për askënd.

“Jemi të hapur të bisedojmë me të gjitha subjektet, nuk kemi vija për ndonjë parti. Ne kemi fituar garën të vetme, por qeverisjen e kemi vazhdu me LDK-në dhe nuk kemi pasur probleme. Është e mundshme kjo, por nuk i përjashtoj edhe partitë tjera. Nuk kemi biseduar me asnjë kandidat apo ndonjë parti. Kjo mbetet ditëve në vazhdim”, ka thënë tutje Vehapi.

Ai u shpreh i bindur në fitore, madje edhe pa koalicione me parti tjera.“Edhe nëse kemi koalicione ose jo, atëherë qytetarët do të votojnë për ne. Jam i sigurt sepse kemi punuar ndershëm e me shumë mund”, deklaroi Vehapi.

Më Shumë

Prizren: Kërkohet paraburgim për një të dyshuar për fajde, një tjetër në arrati

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi të dyshuar për veprën penale të fajdesë, ndërsa një person...

Haxhiu takon qytetarët në Sharri, Buzez dhe Shajnë: Krejt për Shtet e Shtet për Krejt

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu së bashku me kandidatin për deputet nga Sharri, Filiz Mustafa, kanë zhvilluar tri takime të ndara me...

Lajmet e Fundit