5.8 C
Prizren
E shtunë, 21 Shkurt, 2026

Lëvizja Vetëvendosje vendos për koalicionin në Prizren

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka ka bërë të ditur se tashmë ka filluar takimet me liderë të disa partive në Prizren, për të arritur marrëveshje për garën e balotazhit ku do të përballet me kandidatin e PDK’së, Shaqir Totaj.Në emisionin “Debat D” në TV Dukagjin, Haskuka tha se koalicionet në këtë komunë do të varen nga dinamikat që kanë qendrat e partive.

“Koalicionet do të varen nga dinamika që e kanë qendrat. Një pjesë shumë e madhe e votuesve që kanë votuar kandidatët e tjerë kanë votuar për ndryshime, dhe njëjtë do të veprojnë edhe në balotazh. Pa marrëveshje është problem, po edhe pa marrëveshje mendoj se do të ketë ndryshim të votës në Prizren. Duhet me punu”, ka thënë Haskuka.

Ai tutje ka deklaruar se do të dëshironte që të kishte bashkim të forcave në Prizren.“Kisha dashur të ketë bashkim të forcave në Prizren. VV ka vendosur se qendrat lokale të bëjnë koalicionet, të ndaluar e kanë me PDK’në. Kemi pasur bisedime me liderë të partive të ndryshme, por e kanë problemin nga qendra. Disponimi është pozitiv. Kemi diskutuar me Baxhakun, pasi ai është kundër PDK’së”, deklaroi tutje Haskuka.

Më Shumë

Sonte derbi i madh në Rahovec, përballen pretendentët për titull

Sonte nga ora 20:00, palestra “Mizahir Isma” do të jetë skenë e derbit të madh të xhiros së 17-të në Superliga e Kosovës në...

Trepça fiton Kupën e Kosovës për herë të pestë radhazi

Trepça ka fituar Kupën e Kosovës në basketboll për herë të pestë radhazi, pasi në finale mposhti Bashkimin me rezultat 91-72. Ndeshja u zhvillua në...

Lajmet e Fundit