Abdixhiku fajëson Thaçin për humbjen e LDK-së në Prizren [Video]

Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se partia e tij e ka humbur garën për kryetar të Prizrenit shkaku i involimit të presidentit Hashim Thaçi në fushatë.

Abdixhiku, duke folur në RTV Dukagjini, ka thënë se involvimi direkt i presidentit Thaçi, i cili sipas tij ka bërë pazare me minoritetet në këtë qytet, ka ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve të 22 tetorit.

“Kur je në pushtet bën pazare dhe i kthen minoritetet. Kemi fakte dhe fotografi të takimeve të Thaçit me grupet e minoriteteve”, tha Abdixhiku.

Më tej Abdixhiku ka thënë se të njëjtën gjë e ka provuar të bëjë edhe në Vushtrri edhe në Klinë.

“Sot e kësaj dite, Thaçi vazhdon të bëjë fushatë për kandidatët e PDK-së”, tha ai.

Më Shumë

Mbahet edicioni i 22-të i Festivalit “Fluturat”, promovohen talentet e reja në Prizren

Në kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, në Prizren u mbajt edicioni i 22-të i Festivalit për Fëmijë Fluturat, një ngjarje tradicionale...

Hajdari: Mbi 20 milionë euro investime në Spitalin e Prizrenit

Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa”, Osman Hajdari, ka bërë të ditur se ky institucion shëndetësor po kalon...

Lajmet e Fundit