10.8 C
Prizren
E diel, 28 Prill, 2024

ATTA organizon aktivitet për simulimin e procesit zgjedhor

demokracia_ne_veprimOrganiazata Joqeveritare ATTA, zhvillon sot në lagjen “Ortokoll” aktivitetin e stimulimit të procesit zgjedhor me nxënësit maturantë të gjashtë shkollave të mesme të qytetit të Prizrenit dhe anëtarët e Qndrës së Rinisë. Aktiviteti fillon ne ora 12:00.

Koordinator regjional i Demokracia në Veprim, Bariu Zenelaj tha se aktiviteti do të zhvillohet në bashkëpunim me KKZ, dhe ka për qëllim ngritjen e vetëdijes së votuesve të rinj dhe të gjithë votuesve të komunës së Prizrenit për të marr pjesë në zgjedhjet lokale që do mbahen më 03 nëntor. “Përmes këtij aktiviteti bëhet motivimi i votuesve të rinj, që këtë vit votojnë për herë të parë dhe të cilët do ta shohin se si funksionojnë procedurat e votimit në një vendvotim të improvizuar me gjithë mjetet e nevojshme për votimin”, tha Zenelaj.

Sipas tij, “votuesit” do të votojnë me fletëvotime të improvizuara me emrat e lojtarëve dhe ekipeve të futbollit në vend të kandidatëve dhe listave partiake.

“Në këtë aktivitet të simulimit të votimit do të marrin pjesë përfaqësuesit e të gjitha shkollave të mesme të qytetit dhe pritet që këta të rinjë dijenitë e fituara ti transmetojnë tek moshatarët e tyre. Nga përvoja e një simulimi të tillë është parë që të rinjtë, në një pjesë të madhe kanë interesim për procesin zgjedhor, por ata kanë shumë pak informata për procedurat dhe vet procesin e votimit në një vendvotim. Problemet kryesore që kanë dalë në pah janë ato lidhur me votimin për subjektin dhe për kandidatin brenda subjektit, si dhe ka mungesë informacioni lidhur me gjetjen e vendvotimit”, tha Zenelaj.

Ai premtoi se aktivitete të tilla simulimi të procesit zgjedhor do të mbahen edhe nëpër qendra të tjera të Kosovës./PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Distria Krasniqi kampione e Evropës në xhudo

Krenaria e Kosovës, Distria Krasniqi, arriti të sjellë edhe një medalje të artë për Kosovën, kësaj radhe duke triumfuar në Kampionatin Evropian për Senior...

Dramë në kryeqytet, triumfon Trepça

Në një ndeshje dramatike, Trepça ka mundur Sigal Prishtinën me rezultat 85:86 (28:21, 20:19, 17:20, 20:26) dhe tani avancon në serinë gjysmëfinale 2:0. Për...

Lajmet e Fundit