‘Sporting mund ta mposhtë Juventusin’

Sporting është skuadër që ka aftësi për ta mposhtur kampionin italian, Juventus, insiston trajneri i skuadrës portugeze, Jorge Jesus.

Sporting do të eliminohet nga Liga e Kampionëve nëse humb sonte ndaj Juventusit, por tekniku i saj beson se skuadra e tij do të mund të nxjerrë rezultat nga kjo ndeshje.

“Do të tregohemi të fortë kundër një top ekipi evropian si Juventus. Ne e dimë sa të fortë janë, por ne besojmë në cilësitë tona”, ka thënë Jesus në një konferencë para ndeshjes.

Sporting e pret Juventusin sonte me fillim nga ora 20:45 në kuadër të xhiros së katërt të grupit D.

Sporting ka vetëm 3 pikë në vendin e 3 dhe i duhet fitorja për të shpresuar në kualifikim më tutje.

Barcelona prin me 9 pikë, ndërsa Juventus e dyta me 6 pikë.

Më Shumë

Sulmohet një autobus me armë zjarri në Malishevë, arrestohet i dyshuari

Një rast i rëndë njoftohet të ketë ndodhur sot në Malishevë, ku, në fshatin Pagarushë, një autobus është sulmuar me armë zjarri. Rastin e ka...

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në autostradën “Ibrahim Rugova”.Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, aty kanë dalë njësitë policore dhe...

Lajmet e Fundit